Qeveria miratoi Strategjinë e Re Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2023-2030

Qeveria miratoi Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2023-2030, me një Plan Veprimi të Strategjisë Nacionale 2023-2026, e cila u krijua me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të personave me aftësi të kufizuar dhe organizatave të tyre dhe do të zbatohet me masat për të gjitha institucionet dhe ministritë që u angazhuan për të.

Strategjia është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi përfshin të gjitha nevojat e të gjitha kategorive të personave me aftësi të kufizuara për të cilat ata janë zotuar pjesërisht ndër vite. Në Strategji është saktësuar se çfarë duhet bërë për personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet monitorimit dhe zbatimit të masave dhe aktiviteteve në të.

Kjo Strategji është pjesë e programit të Qeverisë, ndërsa bartës është  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen teknike të Agjencisë Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar, me koordinim të Trupit Koordinues Nacional të Qeverisë për Zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe mbështetjen teknike eksperte të të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara në vend.

Në zbatimin e Strategjisë janë të përfshira pothuajse të gjitha ministritë dhe institucionet. Konkretisht, ministria e Shoqërisë së Informatike dhe Administratës, e Financave, e Drejtësisë, e Vetëqeverisjes Lokale, e Punës dhe Politikës Sociale, e Transportit dhe Lidhjeve, e Arsimit dhe Shkencës, e Kulturës, e Shëndetësisë, e Ekonomisë, Enti Shtetëror i Statistikave, Agjencia për Rini dhe Sport, si dhe Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët në përputhje me periudhat duhet t’i planifikojnë qartë aktivitetet dhe masat në të cilat janë bartës dhe/ose pjesëmarrës, në Planin e Veprimit 2023-2026, si dhe të sigurojnë burimet e nevojshme (njerëzore, materiale dhe teknike) për zbatimin e tyre në kohën e duhur.

Për zbatimin e Strategjisë, Qeveria ka miratuar mjete në vlerë prej 46 milionë euro.

Strategjia Nacionale është përgatitur me pjesëmarrjen absolute të 27 organizatave të personave me aftësi të kufizuara, të gjitha agjencive të OKB-së në vend dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian. Në përgatitje dhe me propozimet e tyre morën pjesë 31 institucione shtetërore, kuadri  akademik përmes Fakultetit të Edukimit Special Shkup, Fakultetit Juridik - Shkup, Universitetit Shtetëror në Tetovë, Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mënyrë aktive janë përfshirë të gjitha Sindikatat Nacionale të Organizatave me Aftësi të Kufizuara në vend, Shoqata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara “Qendra Burimore”, shoqatat e qytetarëve, “Në botën time”, “Hap dritaret”, “Inkliziv” Kumanovë, “Polio Plus”, "Hera", Shoqata e të rinjve të të shurdhërve dhe pjesërisht të shurdhërve "Mlad Znak", Doza Sreća, Instituti për të Drejtat e Njeriut, Shoqata për Ndihmë Personave me Nevoja të Veçanta "Zrak", Qendra Kulturore Eureka, Shtëpia e Lumturisë, Koha është Koha, Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara "Shpresa", ZG "Mirësia", Fondacioni "Hapi pas Hapi", Izbor Strumica, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj - MZMP Shkup, Komiteti i Helsinkit, përfaqësues nga zyra e Prokurorit Kombëtar dhe të tjerë.

Kjo Strategji u zhvillua në përputhje me detyrimet dhe parimet e ndërmarra nga Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, motoja e së cilës është “Asgjë për ne, pa ne”.  Më pas është plotësuese e Strategjisë europiane për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, në bazë të të dhënave dhe analizave të bëra mbi situatën aktuale me respektimin dhe realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.