Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe përfaqësuesit e Kabinetit të tij nga sektori i transportit, u takuan me përfaqësuesit e MAKAM –TRANS, Asociacioni i Shoqatave të Punëdhënësve të Shoqatave tregtare të transportit në shtetin tonë, të udhëhequr nga sekretarja e përgjithshme, Biljana Muratovska.
Në takim u diskutua për çështje me rëndësi për transportuesit dhe është rënë dakord, me udhëzim të Kryeministrit Zaev, përmes bashkëpunimit më aktiv institucional, të bëhet qasje për zgjidhjen e tyre, në pajtim me ligjet në vend, përvojat dhe rregulloret e BE-së.
Nga ana e përfaqësuesve të MAKAM-TRANS, u theksua se për herë të parë u gjet mirkuptim nga ana e një Kryeministri, me të cilin mund të diskutojnë për çështje të hapura, për problemet dhe përvojat që i kanë me qëllim të tejkalimit të tyre efikas.
Në takimin e sotëm ranë dakord për rritjen e përpjekjeve për realizim të licencave, në përputhje me Marrëveshjen për Asocimin dhe Stabilizimin të nënshkruar me BE-në, janë shpërndarë informata rreth finalizimit të Marrëveshjes me Gjermaninë për hartën staier, që nënkupton shpenzime më të ulëta për taksat e udhëtimit, u arrit pëlqim për dhënien e përpjekjeve më të mëdha për përfitimin e tregjeve të reja të transportit si në: Kazakistan, Kirgistan, Azerbajxhan, Gjeorgji, Armeni përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe. Në takim u bisedua edhe për ndarjen e licencave CEMT në interes të transportuesve për mallra më të mëdha dhe të vogla, me qëllim të barazisë, por edhe të motivimit të punëdhënësve për investime të reja.
U bisedua edhe për mundësitë e zgjidhjes së problemeve për dënimet që i kanë transportuesit nga vendi ynë në disa zona doganoren shtete të tjera, nga arsyeja për të cilat transportuesit nuk mund të ndikojnë. Është rënë dakord që përfaqësuesit e MAKAM – TRANS të parashtrojnë vërejtje për ligjet që janë në procedurë parlamentare, të cilat kanë të bëjnë me transportin, me qëllim që të sigurojnë pranim më të gjerë për palët e interesuara.