Kryeministri Zaev dhe Ministri Bekteshi në fillimin e punës së fabrikës së re të ATS Grup: Anëtarësimi në NATO hap tregje të reja dhe mundësi për rritjen eksportit dhe investimeve për këtë kompani dhe për të tjerat

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje mori pjesë në ngjarjen e cila shënon fillimin e punës së fabrikës së re të kompanisë ATS GROUP dhe bashkë me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, me fjalime të tyre përshëndetën fillimin e punës së fabrikës së re. Në ngjarje ishin të pranishëm edhe  zëvendëskryeministrat Radmilla Shekerinska, Bujar Osmani, Oliver Spasovski dhe Sadulla Duraku.

“Më lejoni që ne fillim tu dëshiroj punë të mbarë në fabrikën e sapo të hapur të kompanisë ATS Grup e cila merret me prodhimin e produkteve kompozite dhe produkteve të dedikuara për pajisjen e armatës dhe policisë në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë ballistike.

Vendi ynë me anëtarësimin e sigurt në NATO në fund të vitit njihet si destinacion i qëndrueshëm dhe i besueshëm biznesi. Ky investim i ri i Grupit ATC  dhe njoftimet për investime të kompanive të tjera për të cilat biseduam, konfirmojnë këtë fakt. Politikat ekonomike, stabiliteti politik dhe mbështetja finansiare që e mundësojmë për investime të reja, rezultojnë me biznis klimë relaksuese dhe inkurajim të investitorëve që të hyjnë me investime të reja,” theksoi Kryeministri Zaev.

 

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se politikat ekonomike të implementuara nga Qeveria kanë për qëllim ta lehtësojnë procesin për hyrje të investimeve të reja në vend.

“Ne si Ministri e Ekonomisë i dhamë mbështetje të plotë kësaj kompanije që sa më shpejtë të fillojë me prodhimin e kapaciteteve të veta, përfshirë dhe eksportin jashtë vendit.   Duke pasur parasysh edhe përcaktimin  strategjik të Qeverisë, por, edhe të të gjitha institucioneve dhe partive politike për integrimin  e vendit në Aleancën e NATO-s dhe anëtarësimi ynë i cili pritet të ndodh deri në fund të vitit, me këtë fabrikë hapet një treg i ri dhe mundësi për investime të llojit të tillë të prodhimit të dedikuar. Nëpërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, kjo pajisje ballistike e cila do të prodhohet këtu, do të përdoret në vendet e NATO-s dhe ushtritë më të mëdha në botë”, tha ministri Bekteshi.  

 

Pronari i fabrikës, Shefshet Demirovski, në fjalimin e tij theksoi se me anëtarësimin e vendit në NATO, hapen mundësi dhe perspektiva të shumta për rritjen e eksporteve të kompanisë