Rasti “Zhvatje”, rast kundër shitjes së paligjshme të duhanit, rasti “Shkallët spanjolle” dhe të gjitha rastet e tjera tregojnë luftë të shkëlqyeshme dhe pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Pa marrë parasysh deri te kush do të arrijnë këto raste. A do të arrijnë deri te prokurori, politikani, pronari i një medie apo cili do çoftë. Askush nuk mund të përjashtohet nga Ligji, as që do mund të amnistohet. Kjo është e rëndësishme për BE-në para vendeve anëtare, por, ne të gjithë do të pranojmë edhe më e rëndësishme është për ne në vend”, theksoi Kryetari i Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me komisarin evropian Han, në pyetjen e gazetarëve, a do ta shuajë shpesën rasti “Zhvatje” për fillimin e negociatave me BE-në në tetor.
Kryeministri Zaev shtoi se në raportin për progresin e vendit, BE-ja konfirmoi se vendi njëqind për qind i ka plotësuar rekomandimet për reforma në gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar, reformën në shërbimet e kundërzbulimit dhe administratën publike, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë në sundimin e së drejtës dhe të përforcojmë mjedisin për pavarësi në gjyqësor për luftë efikase kundër krimit dhe korrupsionit.
“Çdo ditë u japim më shumë arsye dhe argumente vendeve anëtare të konfirmojnë vendimin e shumëpritur të tetorit. Tani edhe pushteti dhe opozita fuqishëm duhet të tregojnë argumentin për mbështetje të përbashkët të Ligjit për prokurorinë publike”, theksoi Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp.
.