Propozim plani kundër denziformatave është hap i parë me të cilin plotësisht hapet debat gjithëpërfshirës mbi nevojën për veprim të përbashkët kundër lajmeve të rrejshme, vendimet do të merren vetëm me marrëveshje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me përkushtim dhe vëmendje, ndjek debatin që po zhvillohet pas njoftimit për përpilimin e një Plan veprimi vendimtar kundër përhapjes së dezinformatave.

Debati konstruktiv vetëm konfirmon se sa është e rëndësishme dhe thelbësore nevoja për përpilimin e të një nisme të tillë të gjithëpërfshirëse, në të cilën mënyrë obligative do të përfshihen të gjitha palët e prekura dhe të gjitha palët e interesuara, mediat, organizatat, gazetarët dhe qytetarët të cilët janë të përcaktuar kundër të keqes, të quajtur lajme të rrejshme që rrezikojnë demokracinë.

Vetë debati, me gjithë intesitetin e tij, është hapi i parë i cili nxit njoftimin. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe njëherë njofton se nëpërmjet rolit të saj, palës së prekur  e cila nxit diskutimin, do të sigurojë hapësirë të gjerë për debat publik, me përfshirjen e të gjitha palëve të prekura dhe vendimmarrje përmes mirëkuptimit të përbashkët dhe marrëveshjes.

 

Çdo organizatë, çdo individ, çdo ide e mirë dhe propozim është i mirëseardhur, për shkak se dezinformatat dhe manipulimet me keqpërdorimin e teknologjive të reja janë  një e keqe që prekin të gjithë dhe prandaj lufta kundër këtij kërcënimi i takon të gjithëve.

 Në periudhën e ardhshme,  Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të inicojë një sërë debatesh, tribunash, takimesh të tjera dhe punëtori si një mundësi  që të gjithë të japin kontributin e tyre. Njëkohësisht, Qeveria do t’i pranojë të gjitha iniciativat e ngjajshme të organizuara nga të gjitha organizatat relevante të cilat do të përfshihen në përgatitjen e përbashkët përfundimtare të një Plan veprimi vendimtar kundër përhapjes së denziformatave.

 

  

Lajmet e rejshme vijnë nga ana e errët. Le t'i ekspozojmë të gjithë së bashku në dritën e së vërtetës.