Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mori pjesë në hapjen e Qendrës së re Urgjente të ndërtuar në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës. Krahas tij, në ngjarje morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik ndërmjet bashkësive, Sadulla Duraku, si dhe ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.
Duke theksuar rëndësinë e Qendrës së re Urgjente, Kryeministri Zaev theksoi se të gjithë janë unik kur bëhet fjalë për përpjekjet për përmirësimin e kushteve në shëndetësinë publike.
“Gëzohem që spitali i përgjithshëm na mblodhi të gjithë nga bashkësitë etnike të ndryshme dhe nga të gjitha partitë politike, për një qëllim të mirë. Spitali u ndërtua nga paratë e qytetarëve. Do të mbetet pasuri e përhershme e qytetarëve të Kumanovës, por edhe i rajonit në tërësi në Maqedoninë verilindore, i cili të gjithë e dimë nga fusha e shëndetësisë, se sa është i rëndësishëm për shkak të përditshmërisë së qytetarëve, për shkak të nevojave të përditshme dhe për shkak se me të vërtetë një nga tri përcaktimet strategjike më të mëdha të Qeverisë është shëndetësia, arsimi dhe veprimtaria sociale”, tha mes të tjerash Kryeministri Zaev.
“Në deklaratën e tij për mediat, Kryeministri Zaev theksoi se në periudhën e kaluar Qeveria e RMV-së në vazhdimësi investon për përmirësimin e cilësisë së sistemit shëndetësor. Siç shtoi Kryeministri Zaev, këtë vit investohen 1.3 miliardë denarë për Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, por edhe për rikonstruimin e spitalit në Kërçovë.
Njëkohësisht Kryeministri Zaev nënvizoi se vazhdon ndërtimi i spitalit të Shtipit dhe se deri në fund të vitit do të lëshohet në përdorim spitali në Strumicë, si dhe do të përfundojë procedura për fillimin e ndërtimit të Qendrës Klinike në Shkup.
“Mesazhi është para së gjithash deri te punonjësit e shëndetësisë, një pjesë e madhe e tyre sot janë këtu, ato janë mjekë, motra medicinale, infermierë, të gjithë punonjës të shëndetësisë – qëndroni në vend, qëndroni në vendin tonë. Ne do të mundohemi që ti rrisim pagat, të përmirësojmë kushtet në punën e juaj, pasi që njëherit askund nuk është sikur në vend dhe së dyti, përfundimisht u duheni qytetarëve pasi që Maqedonia me mjetet e saj ju ka edukuar, ju ka arsimuar dhe ja tani vazhdojmë me mjetet e qytetarëve ti rrisim edhe pagat edhe të ardhurat që duhet të jenë motivim i majftueshëm për të gjithë”, përfundoi Kryeministri Zaev.
Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në deklaratën e tij për mediat potencoi se spitali i Kumanovës disponon me kuadër profesionist dhe shtoi se me Qendrën urgjente qytetarët do të fitojnë mbrojtje shëndetësore dhe shërbime në nivel të lartë dhe se punonjësit e shëndetësisë do të punojnë sipas standardeve evropiane.
“Gjatë vitit të kaluar u pranua një numër i madh i punonjësve si asnjëherë deri më tani. Kapaciteti i kuadrit në këtë spital u rrit për 10 %. Më tej, u mundësuan 12 specializime. Tani kolegët e rinj do të aplikojnë për ato specializime dhe dy subspecializime. Siç premtuam, filluam edhe procesin e transformit të marrëdhënies së punës. Të gjithë punonjësit e shëndetësisë publike të cilët deri më tani kanë qenë të punësuar me kontratë në vepër, do të mbeten të punësuar në kohë të papërcaktuar”, deklaroi mes të tjerash ministri i Shëndetësisë, Filipçe.
Me hapjen e Qendrës së re Urgjente kirurgjike, siç theksoi drejtoresha e spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, dr. Snezhana Zaharieva, pacientët në një vend do ti marrin të gjitha shërbimet e nevojshme shëndetësore, gjegjësisht kontrollin e përgjithshëm kirurgjik, kontrollin ortopedik dhe anesteziologjik.
“Këtu do të marrin një shërbim të kompletuar edhe ato që shkojnë me udhëzim nga mjeku amë edhe ato që kanë ardhur për ndonjë gjendje kirurgjike apo ndonjë gjendje të rrezikuar jete. Këtu do të kemi një ekipim të mirë të kuadrit mjekësor, të gjithë do të jenë në një vend, që është një mundësi e mirë për komunikim të mirë të ndërsjellë, konsultim dhe zgjidhje e rasteve më të rënda. Në një vend do të kryhet përzgjedhja e pacientëve, ato të cilët duhet të marrin terapi dhe të jenë nën mbikqyrjen, do të jenë këtu-për herë të parë edhe spitali ditor është në të njëjtin vend, ku janë ambulancat, ato të cilat janë raste më të lehta do të marrin këshilla dhe rekomandime për mjekim shtëpiak”,tha drejtoresha Zaharieva.
Në periudhën e ardhshme, siç njoftoi ministri i Shëndetësisë Filipçe, është planifikuar pajisje shtesë e Qendrës Urgjente me tomograf kompjuterik dhe aparat ultra të zëshëm.