Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe, u takua me Jakub Al-Atiki, ambasador i Shtetit të Kuvajtit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i shoqëruar nga delegacioni i ambasadës me seli në Sofje.
Në takim u shprehën urime për vendimet në çështjet dypalëshe të Republikës së Maqedonisë së Veriut me fqinjët, në të cilat shihet si mundësi e hapur për avancim dhe ardhmëri me perspektivë të shtetit tonë.
Në këtë drejtim, është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes RMV-së dhe Shtetit të Kuvajtit dhe janë shqyrtuar mundësitë për lehtësimin e komunikimit dhe lëvizjes së përfaqësuesve të odave ekonomike dhe komunitetit të biznesit të të dyja vendeve si dhe qytetarëve.
Ambasadori Al-Atiki kumtoi se ka interesim nga ana e sektorit privat në Kuvajt për bashkëpunim me biznes sektorin privat në shtetin tonë, duke pasur parasysh se bashkëpunimi i tillë veç më realizohet në vendet e rajonit.
Është paralajmëruar edhe donacion nga Kuvajti, pajisje mjekësore në shëndetësi te ne.
Kryeministri Zaev u falënderua për interesin për bashkëpunim me shtetin tonë dhe shprehu vullnet politik për mbështetje të zhvillimit dhe çështjeve dypalëshe.
“Kjo është e kohë për hapa serioze në integrimet e RMV-së që veç më jep rezultat në rritjen e ekonomisë dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Për ne me rëndësi të veçantë janë investimet me çka hapen vende të reja pune, paga më të larta ndërsa veç më vërehen trende të rritjes së pagave dhe uljes të papunësisë. E gjithë kjo është rezultat i përkushtimit të Qeverisë të sigurojë zhvillim ekonomik, me anë të proceseve integruese, sigurimin e qeverisjes të së drejtës dhe përkushtimin në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve institucionale,” tha mes të tjerash, Kryeministri Zoran Zaev, në takimin me ambasadorin e Kuvajtit, Jakub Al-Atiki.