Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, mbajtën fjalim në takimin e punës të Këshillit të Ambasadorëve, që në organizim të MPJ-së u mbajt në Klubin e Deputetëve në Shkup.
Kryeministri Zaev, në takimin në temë, “BE-ja perspektiva e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në prag të Këshillit të BE-së në tetor, para ambasadorëve të pranishëm dhe ushtruesve të detyrës nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehu pritje se BE-ja do ti vlerësojë rezultatet e arritura të shtetit, në planin e brendshëm dhe të jashtëm dhe sipas sistemit të meritave do të sjellë vendim pozitiv për fillimin e negociatave të vendit tonë me Unionin. Kryeministri Zaev dërgoi porosi “të vazhdojmë të ndërtojmë miqësi” dhe secili të kontribuojë maksimalisht në ndryshimet pozitive historike që ndodhin në shtetin tonë.
“Mundësitë për të fituar vendimin pozitiv të shumëpritur për fillimin e negociatave me BE-në janë reale, dhe kjo do të jetë motivim i fuqishëm për qytetarët, institucionet dhe shtetin që të vazhdojnë të hapërojnë drejt botës bashkëkohore. Përfitimet e qytetarëve nga procesi i integrimit me NATO-n dhe lëvizjet në drejtimet evropiane tani më ndjehen, kemi rezultate ekonomike më të mira dhe ato vetëm do të rriten. Politikat e bashkëpunimit me fqinjët në planin e jashtëm dhe me opozitën në planin e brendshëm gjithashtu japin rezultate dhe ne si Qeveri, krahas Raportit pozitiv të BE-së për reformat e zbatuara,do të vazhdojmë të japim argumente të reja se si shtet dhe si qytetarë vendi ynë është në BE dhe NATO.
Si Qeveri, krijuam të gjitha kushtet për funksionimin e shtetit ligjor dhe presim zgjidhje efektive gjyqësore për të gjitha rastet lidhur me dyshimet për korrupsionin, përfshirë edhe rastin aktual, sepse me çështjen e trajtimit me korrupsionin përballet tërë bota bashkëkohore dhe ajo që është më e rëndësishme, është se si dhe a mund shteti të merret me fenomenet e tilla. Gjithashtu pres me shumicën e dy të tretave të votohet edhe Ligji për prokurorinë publike, për të cilin zhvillohen biseda me opozitën, për të siguruar konsensusin e nevojshëm. Për këtë, apeloj për kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim në një nga vitet më të rëndësishme për perspektivën e Republikës së Maqedonisë”, tha, ndër tjerash, Kryeministri Zaev.
Në takim mbajtën fjalim edhe zëvendëskryeministri Osmani dhe nikoqiri, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, duke theksuar vendimin për fillimin e negociatave aderuese të vendit tonë me BE-në, si prioritet kyç në proceset e integrimeve euroatlantike.
Zëvendëskryetari i Qeverisë, Osmani, në bisedat me të pranishmit përmendi Raportin e Komisionit Evropian në të cilin janë potencuar rezultatet e arritura, veçanërisht shkalla e lartë e zbatimit të reformave nga planet 18 dhe 369, përfshirë edhe progresin e arritur në fushat kyçe të reformave përfundimtare në konkluzionet e Këshillit Evropian.
“Kemi progres të njohur i cili tregon se meritojmë edhe vlerësim të qartë se jemi të përgatitur për fillimin e negociatave, por këtë vlerësim duhet ta transferojmë deri te secili vend anëtar, deri te secili metropol i BE-së dhe ti bindim të gjithë, me qëllim vendit t’ia sigurojmë konsensusin e nevojshëm për progres në integrime evropiane”, është mesazhi i zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Osmani.
Ministri i Punëve të Jashtme, Dimitrov, bëri thirrje për koordinim dhe përkushtim maksimal për një muaj e gjysmë deri te Këshilli i BE-së.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi historike dhe të kemi sukses të përbashkët me BE-në në tetor, kur nga Këshilli i BE-së presim të marrim vendim për datë për fillimin e negociatave. Rezultatet e mëtejshme në reformat në planin e brendshëm, deri të Këshilli i BE-së më 15 tetor, janë kontribut shtesë drejt rezultatit pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e procesit të negociatave të pritura me BE-në”, tha, mes tjerash, ministri Dimitrov.
Në takimin e punës fjalim mbajtën edhe ambasadorët e pranishëm dhe ushtruesit e detyrës të përfaqësive konsullore diplomatike të Maqedonisë së Veriut, me të cilët u shkëmbyen mendime për çështjet politike aktuale.