Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev dhe ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi, sot mbajtën fjalim në ceremoninë me rastin e lëshimit në përdorim të SHFK të re “Kiril Gligirov” në Komunën Qendër.
Në fjalimin e tij hyrës, Kryeministri Zoran Zaev në emër të Qeverisë së RMV-së,u uroi ditë pa brenga shkollore për të gjithë nxënësve dhe punë të mbarë gjithë të punësuarave në këtë shkollë por edhe të të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve në vendit ton dhe theksoi se ka më shumë arsye që të gëzohemi për shkollën e re fillore “Kiro Gligirov”.
“Kjo është shkolla e parë fillore në Komunën Qendër pas 50 viteve të plota. Emrin e shkollës e zgjodhën qytetarët e komunës. Me emrin e kryetarit të parë të vendit tonë, Kiro Gligorov, i cili ka vend të denjë në historinë tonë më të re, kjo shkollë solli dhe vendosi standarde të reja. Standarde botërore dhe evropiane për atë se në çfarë kushte duhet të realizohet arsimimi cilësor si bazament për ardhmërinë e fëmijëve, për çdo fëmijë veçanërisht,” tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se kjo shkollë është model në bazë të së cilës do të ndërtohen shkollat e ardhshme në vendin tonë, model sipas të cilit do të rikonstruktohen të gjitha shkollat aktuale, si vende për kujdes dhe respektim të dallimeve, mundësi të përbashkëta për të gjithë- vlerave për të cilat përpiqet shoqëria jonë.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se SHFK “Kiro Gligorov” është shkolla më moderne në shtetin tonë, ndërkaq nder, fat dhe kënaqësi për ata që jetojnë në qendër dhe rrethinë dhe për të gjithë ata fëmijë, nipër, vëllezër, dhe motra që nisin vitin shkollor, veçanërisht fëmijët e klasës së parë, kanë mundësi të fillojnë vitin shkollor në mënyrë më të mirë të mundshme, në objektin i cili do të jetë nxitës për arritjen e njohurive të reja.
“Nxitës shtesë do të jetë objekti për arritjen e rezultateve më të larta. Ky shembull i komunës Qendër duhet të ndiqet edhe nga komunat e tjera në drejtim të njëjtë për arritjen e qëllimit të përbashkët dhe kjo është sistem nacional arsimor i cilësisë së lartë, arsimim më kualitativ, infrastrukturë arsimore më e mirë, kushte për të gjithë dhe arritje e rezultateve pozitive,” theksoi ministri Ademi dhe shtoi se Qeveria ka kapacitet të miratojë dhe dizajnojë zgjidhje moderne ligjore të cilat do të jenë nxitës shtesë për arritjen e qëllimeve të definuara edhe në Ligjin e ri për arsim fillore dhe Ligjin e ri për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional.