Në Klubin e deputetëve sot u mbajt ngjarja përfundimtare nga realizimi i projektit për infrakstrukturë rurale i financuar nga granti IPA i BE-së dhe financimi komunal, në të cilin mbajtën fjalim Kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Financave Nina Angelovska, ambasadori i BE-së në RMV, Samuel Zhbogar dhe Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në RMV, Marko Mantovaneli.
“Zhvillimet infrastrukturor të mjediseve rurale janë kryesore për zhvillimin ekonomik. Nga këtu investimet kapitale të drejtuara kah rrugët e reja të rindërtuara, kopshte të reja, shkolla, projekte të cilat do tu ndihmojnë familjeve nga mjediset rurale të kenë qasje për ujë të pastër janë prioritet i ynë. Realizimi i projekteve mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social dhe zhvillim territorial të vendit dhe ndikojnë mbi uljen e dallimeve rajonale nëpërmjet ndërtimit dhe përmisimit të mjediseve rurale infrastrukturore. Nëpërmjet kësaj qasje të përkushtuar drejt realizimit të një projekti të këtij lloji mund të presim edhe rritjen e zhvillimit rajonal të barabartë,” shtoi Kryeministri Zaev.
Ministrja e Financave, Nina Angelovska theksoi se me sigurimin e zhvillimit të barabartë sigurohet edhe progres i shtetit.
“Nuk mund të flasim për shtet modern përderisa nuk kemi kanalizim atmosferik. Nuk guxojmë të lejojmë që shkolla “Kiro Gligorov”, të jetë shkolla e vetme moderne. Na duhen shkolla të shumta të tilla. Nëpërmjet investimeve kapitale, ne investojmë në ndërtimin tonë personal dhe të ardhmërisë. Kam kënaqësinë që te ky projekt kemi 98 përqind realizim të investimeve të parapara dhe kështu duhet të realizohen të gjitha projektet. Me punë dhe përkushtim janë përfunduar 135 projekte me vlerë 1,3 miliard denarë. Jemi vend i vogël, kemi potencial të ndryshojmë dhe të përparojmë shpejt. Nëse duam, nëse punojmë me mund, nëse angazhohemi maksimalisht për të mirën e secilit prej nesh, ta dini se mundemi. Dua tu uroj të gjithëve të cilët morën pjesë në realizimin e projekteve, të gjithëve të cilët më këtë keni bërë ndryshim në komunat tuaja dhe të ju inkurajoj të vazhdoni me një temp më të fuqishme”, tha ministrja e Financave, Nina Angelovska në ngjarjen përfundimtare nga realizimi i projektit për infrastrukturë rurale të financuar nga granti IPA i Bashkimit Evropian përmes Bankës Botërore.