Kryeministrat e Grupit të Vishegradit ftojnë BE-në që në sesionin e tetorit të Këshillit për punë të përgjithshme të marrin vendim për hapjen e bisedimeve për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryeministrat e shteteve të Grupit të Vishegradit, në takimin e sotëm me kryetarët e qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në të cilën mori pjesë edhe Kryeministri Zoran Zaev, sot në Pragë e miratuan Deklaratën e Grupit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor.

 

Në deklaratë liderët nga Grupi i Vishegradit e konfirmuan mbështetjen e tyre të sigurt për aderimin e shteteve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bindjen se bashkimi i Evropës nuk do të jetë i plotë pa aderimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

 

Në tekstin e deklaratës theksohet se politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian është mjet i rëndësishëm me vlerë të paçmueshme për arritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor; nga këtu, ekzistenca e një politike kredibile për zgjerim paraqet investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e BE-së.

 

Në këtë dokument të Grupit të Vishegradit, theksohet se aderimi është dhe do të mbetet proces i bazuar në merita dhe që i gjithi varet nga përparimi objektiv i arritur dhe u bëhet thirrje të gjitha palëve të interesuara në BE, në lidhje me Këshillim për punë të përgjithshme që do të mbahet në tetor, të ruajnë impulsin pozitiv dhe energjinë e cila doli  nga përparimi i reformave dhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes historike të Prespës, me anë të hapjes së bisedimeve për aderim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

 

Deklarata e Grupit të Vishegradit thekson se fillimi i bisedimeve në tetor të vitit 2019 jo vetëm që do tu mundësojë që të dyja shtetet të fokusohen edhe më shumë në reformat e duhura, por do të shërbejë edhe si nxitje e rëndësishme për tërë rajonin dhe garanci se BE do të vazhdojë të ketë rol udhëheqës në transformimin pozitiv të rajonit.

 

Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, në deklaratë shprehin pritshmërinë në përputhshmëri me Strategjinë e Komisionit Evropian të Ballkanit Perëndimor nga shkurti i vitit 2018, se bisedimet aderuese me Serbinë dhe Malin e Zi do të përshpejtohen gjatë mandatit të ardhshëm të Komisionit në përputhje me avancimin e arritur nga të dyja shtetet, si dhe se proceset reformuese në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë në periudhën e mëtutjeshme do ti përforcojnë mundësitë për anëtarësimin e rajonit në BE.

 

Në deklaratën nga Praga përsëritet mbështetja për shtetet partnere të Ballkanit Perëndimor për gatishmërinë e tyre për ruajtjen e stabilitetit në rajon, përforcimin e sundimit të së drejtës, luftës kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, përforcimin e rezistencës ndaj kërcënimeve hibride, parandalimin e radikalizmit dhe kontrollin e migracionit. 

 

Vendet anëtare të Vishegradit në Deklaratë theksojnë se e kanë parasysh rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor në përforcimin e diversifikimit të burimeve energjetike të BE-së përmes korridorit Jugor dhe shprehën gatishmërinë e tyre për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

 

Në fund të Deklaratës të Grupit të Vishegradit potencohet gatishmëria e shteteve nga Grupi i Vishegradit për mbështetje të mëtutjeshme për bashkëpunim më të gjerë rajonal, marrëdhënie të mira fqinjësore, pajtim në Ballkanin Perëndimor, ndër të tjerash edhe nëpërmjet granteve të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, programeve për bursa ose ndihmë për Fondin e Ballkanit Perëndimor.