Kryeministri Zaev në takim me Kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit Çek, Vondraçek: Besoj se vendimi për fillimin e bisedimeve aderuese në tetor të këtij viti, do të ketë ndikim pozitiv në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me Kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit Çek, Radek Vondraçek, në kuadër të vizitës njëditore në Pragë, me rastin e ratifikimit të Protokollit për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

 

Në takim Kryeministri Zaev iu falënderua Republikës Çeke mike, Parlamentit Çek, Qeverisë dhe qytetarëve për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimeve evropiane.

 

“Dua të shpreh kënaqësinë dhe gëzimin që sot jam këtu pikërisht kur Parlamenti Çek do të ratifikojë Protokollin për aderim në NATO për Maqedoninë e Veriut. Përzemërsisht i falënderohem Parlamentit Çek, Qeverisë dhe qytetarëve për mbështetjen dhe pres që anëtarësimi ynë në NATO të bëhet sa më shpejtë. Besoj se vendimi për fillimin e negociatave aderuese në tetor të këtij viti do të ketë ndikim pozitiv në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vendimi i tillë do të përcjellë porosi, se Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e Evropës, e cila do të njeh përparimin e përgjithshëm në reformat, investimet, si dhe zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme në vendin tonë”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interes të BE-së, veçanërisht në lidhje me gjeopolitikën, ekonominë dhe sigurinë.

Kryetari i Dhomës Përfaqësuese në Parlamentin Çek, Rade Vondraçek, shprehu mbështetjen për anëtarësimin e RMV-së në NATO dhe potencoi se ky do të jetë hap i madh për aspiratat euroatlantike të shtetit.

 

Republika Çeke është shtet-anëtar i 22-të i NATO-s i cili ratifikoi Protokollin për aderimin e  Maqedonisë së Veriut në NATO.