Takim i Kryeminstrit Zaev me ambasadoren e re të Suedisë Forshgren Bengston: Mbështetje e fuqishme nga Mbretëria e Suedisë për transformimin e dukshëm të shtetit tonë, zhvillimin e planit të brendshëm dhe integrimet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Kristin Forshgren Bengston, ambasadore e re e Mbretërisë së Suedisë në RMV.

 

Në takim bashkërisht u konstatua se Mbretëria e Suedisë është mik i madh dhe i sinqertë i RMV-së dhe se miqësia vazhdon të zhvillohet nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë të të dyja vendeve.

 

Në takim u konstatua se Mbretëria e Suedisë, fuqimisht mbështet perspektivat e RMV-së në BE, që pritet të vazhdojnë me vendim pozitiv të Këshillit të BE-së në tetor dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.

 

Në ndërkohë, u theksua transformimi i dukshëm dhe zhvillimi i shtetit tonë, si në aspekt të demokracisë dhe reformave në planin e brendshëm, ashtu edhe në planin ndërkombëtar, që rezulton me hapjen e proceseve integruese.

 

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore.

“Mbretëria e Suedisë është partner i rëndësishëm i vendit tonë në të gjitha proceset e rëndësishme dhe shembull i shtetit drejt të cilit synojmë ta zhvillojmë RMV-në. Punojmë në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve, transparencës dhe përgjegjësisë së tyre. Veçanërisht jemi të fokusuar në pavarësinë e gjyqësisë. Shpresojmë se nëpërmjet politikave të dialogut dhe konsensusit me opozitën, me të cilat i kemi realizuar reformat e nevojshme, do të gjejmë zgjidhje edhe për Ligjin për prokurori publike, sepse qytetarët presin sjellje të përgjegjshme. Përfitimet nga reformat, nga ndërtimi i një shoqërie për të gjithë, nga përfundimi çështjeve bilaterale me fqinjët, nga rrumbullakimi i pritur i integrimeve në NATO dhe marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në janë parashikim i ekonomisë dhe zhvillim ekonomik. Rezultatet e para tanimë i kemi me rritjen e të gjitha parametrave në ekonomi, rritjen e PBB-së, rritjen e pagave, investime të reja, ulje e papunësisë. Shteti jonë beson në vlerat evropiane të rëndësishme për qytetarët, ashtu siç i beson edhe Suedisë”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Në takim veçanërisht u theksua rëndësia e sundimit të së drejtës dhe demokracisë, solidaritetit dhe përgjegjësisë, përkushtimi për mjedisin jetësor dhe ekonomisë së tregut, si dhe përfshirja e shoqërisë civile dhe e të rinjve në zhvillimin e cilitdo shtet evropian ose shtet kandidat për anëtarësim në BE.