Duke u nisur nga fenomeni i dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme si pjesë e sfidave të demokracisë dhe si një mjet i përdorur për manipulimin e qytetarëve dhe duke marrë parasysh keqpërdorimin e teknologjisë për të krijuar entiteve të rrejshme dhe ngjarje jo-ekzistuese të shpikura që bëjnë ndërhyrje serioze në proceset demokratike dhe zgjedhore kërcënojnë seriozisht të ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucione dhe media, në Qeverinë e Republikën e Maqedonisë së Veriut sot u mbajt takimi i parë konstituiv i grupit Veprimit për koordinim të institucioneve të shtetit për luftë kundër dezinformatave dhe sulmeve ndaj demokracisë në nismë të Qeverisë së RMV-së.
Në këtë mbledhje konstitutive morën pjesë Presidenti i Shtetit, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të kabineteve të tyre, Ministrat e Brendshëm, Mbrojtjes, Punëve të Jashtme, Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, si dhe drejtorët e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar, sigurisë kombëtare, Agjencia e kundërzbulimit dhe Agjencia Teknike Operative.
Në fjalimin e tij hyrëse në takim, ministri pa portofol i ngarkuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski tregoi për faktin se Republika e Maqedonisë Veriore është përballur në mënyrë të përsëritur me përhapjen masive të lajmeve të rreme dhe dezinformatave gjatë dy viteve të fundit dhe njohurive që një pjesë dezinformatave u ndanë nga territoret e vendeve të tjera.
“Ky Grup i Veprimit do të shërbej veçanërisht për koordinimin e institucioneve shtetërore dhe do të jetë në dispozicion për koordinim të vazhdueshëm me pjesëmarrësit e tjerë të shoqërisë, të cilët japin kontributin e tyre ose kanë rol udhëheqës në luftën kundër dezinformatave”, tha ministri Popovski.
Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se propaganda, dezinformacioni dhe “lajmet e rrejshme” kanë potencial të polarizojnë mendimin publik, të promovojnë gjuhën e urrejtjes dhe dhunës dhe konkretisht ti shkelin vlerat demokratike dhe të ulin besimin.
Kryeministri Zaev tha se vendi ynë nuk është jashtë nga këto kërcënime globale dhe se në dy vitet e kaluara disa herë është përballur me shpërndarjen masive të dezinformatave si në rrejtet sociale ashtu edhe në mediat tradicionale.
Ai theksoi se fushata me dezinformata dhe lajme të rrejshme në lidhje me marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si shembull një i shkëlqyer kanë dashur të arrijnë efekte të manipulimit dhe dezinformatave.
"Si përgjigje ndaj këtyre kërcënimeve kibernetike dhe në përputhje me angazhimin e tyre për llogaridhënie dhe transparencë, Qeveria ka iniciuar përgatitjen e një Projekt Plani të Veprimit për të luftuar dezinformatat dhe sulmet ndaj demokracisë. Qëllimi ynë është të forcojmë sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve të vendit tonë dhe të mbrojmë dhe ta avancojm demokracinë. Me këtë ngjarje po fillojmë një fazë të re në qasjen tonë të organizuar për të trajtuar sulmet e qendrave të dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme për demokracinë në vendin tonë. Mbledhja sotme konstituive e Grupit të Veprimit për Koordinimin e Pjesës Institucionale në luftën kundër dezinformatat është një nga hapat e parë të mëdhenj që ndërmarrim ”, tha kryeministri Zaev, duke shtuar se një seri konsultimesh me organizatat e shoqërisë civile dhe esnafet e gazetarëve do të pasojnë në tetor, me organizatat e mediave, me kontrollorët e fakteve, me qytetarët, me të gjithë ata që duan të përfshihen dhe me këdo që tashmë po udhëheq iniciativat kundër dezinformatave.
Kryeministri Zaev potencoi se shkelja e sundimit të së drejtës dhe stabilitetit politik si qëllim i dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, ndër të tjerash ndikon edhe në punën e mediave dhe vlerësoi si të rëndësishëm kontributin e mediave, organizatave të mediave dhe qytetarëve, gazetarëve dhe qytetarëve që janë të përcaktuar kundër së keqes, e ashtuquajtur lajme të rrejshme të cilat e rrezikojnë demokracinë.
"Në drejtim të sigurimit të kushteve për gazetari cilësore në epokën digjitale, politikat e Qeverisë gjithmonë udhëhiqen nga media dhe profesionistët e mediave që vendosin standardet më të larta etike në arritjen e profesionit të tyre fisnik. Çdo kontribut duhet parë si pjesë e një veprimi më të gjerë për të krijuar, përveç një Plani për të menaxhim me dezinformatat dhe sulmet mbi demokracinë në një nivel sistemi që ka të bëjë ekskluzivisht me çështje që përfshijnë qeverinë dhe institucionet e tjera shtetërore”, tha Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev.
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, shprehu kënaqësin që ai personalisht dhe Kuvendi janë pjesë e këtij hapi të nevojshëm në këtë drejtim dhe shtoi se kjo nisëm është shenjë që fenomeni negativ gjegjësisht dezinformomi nxisin nevojën për ndërmarrjen e këtij veprimi konkret.
“Më gëzon fakti që jemi mbledhur në këtë përbërje, kjo është shenjë se kjo dukuri e cila na tangon si shtet është kuptuar seriozisht ndërsa nga informata e shpërndarë mundesha ta kuptoj se është në proces të përpilimit dhe Plani aksional për luftën kundër dezinformatave dhe sulmit mbi demokracinë në nivel sistemor me qëllim të përforcimit të sigurisë nacional dhe sigurisë së qytetarëve të RMV-së, dhe këtë e përshëndes,” tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski theksoi se nëpërmjet këtij procesi vendi ynë bashkohet drejt iniciativave që tani më janë zbatuara në 10-të shtet më të zhvilluara të botës dhe në këtë mënyrë e ndërmerr përgjegjësin për përforcimin e demokracisë së brendshme, por edhe të demokraicsë në korniza globale.
"Iniciativat e këtij lloji merren jo vetëm nga qeveritë dhe institucionet shtetërore, por edhe nga mediat kryesore, gjigantët e teknologjisë dhe organizatat e shoqërisë civile që dinë që luftimi i dezinformatave nxit arsimimin e mediave dhe përdorimin e sigurt të Internetit, por ata e dinë se mbi të gjitha, do të thotë dhe marrjen e një përgjegjësie serioze sociale për të ardhmen tonë të përbashkët, "tha ai në fjalimin e tij në takimin e parë konstituiv të Grupit të Veprimit për Koordinimin e Institucioneve Shtetërore kundër dezinformatave dhe sulmeve ndaj demokracisë me iniciativë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.