Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Irlandës Leo Varadkar, realizuan takim në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme së KB-së në Nju Jork.
Në takim, ku si pjesë e delegacionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, u theksua se të dyja vendet këtë vit shënojnë 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të përmbushura me mbështetje të fuqishme nga Republika e Irlandës për Maqedoninë e Veriut në kontekst të aspiratave tona për anëtarësim në BE.
Në këtë drejtim Kryerministri Zaev njoftoi homologun e tij irlandez Varadkar me angazhimet aktuale të vendit tonë në këtë proces dhe për pritjet optimiste nga Samiti i Këshillit Evropian në tetor kur Maqedonia e Veriut pret datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Kjo pritje optimiste, tha Kryeministri Zaev, ka të bëjë me dhjetë rekomandimet pozitive të njëpasnjëshme të Komisionit Evropian, konkluzionet e Këshillit Evropian në vitin 2018 dhe 2019, si dhe me mbështetjen e veçantë të vendeve anëtare të BE-së, si dhe në bazë të rezultateve të arritura të vendit në zbatimin e reformave në përputhje me standardet evropiane.
Në takimin mes kryetarëve të qeverive të Republikës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, Zaev dhe Varadkar, u konstatua se fillimi i negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut është kontribut për BE-në, dhe sukses i përbashkët i bashkëpunimit të suksesshëm të vendit tonë me Komisionin Evropian.