Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, u takua me Benxhamin Perks përfaqësues i UNICEF-it, i cili e përfundon mandatin e vet në vend.
Në takim u përshëndetën angazhimet dhe politikat efektive të Qeverisë në pjesën e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, posaçërisht në pjesën e politikave sociale dhe arsimit.
Shteti ynë, është përmendur si shembull për zbatimin e suksesshëm të projektit për deinstitucionalizim, me çka fëmijët nga institucionet sociale zhvendosen në familje kujdestare.
Kryeministri Zaev theksoi se UNICEF-i është partner i rëndësishëm i Qeverisë në zbatimin e këtij projekti dhe projekteve tjera në sferën e politikave sociale. Kryetari i Qeverisë, Zaev u falënderua posaçërisht për angazhimet personale të përfaqësuesit të UNICEF-it dhe koordinatorit të përhershëm të KB-së në shtetin tonë, Perks për miqësinë e sinqertë ndaj qytetarëve të vendit tonë dhe kujdesit për përparimin e shtetit, që rezultoi me rezultate konkrete.
“Me rëndësi të madhe është përkrahja nga UNICEF-i në realizimin e prioriteteve kyçe të Qeverisë në sferën e mbrojtjes sociale dhe arsimit, siç është projekti për deinstitucionalizim. Si Qeveri jemi të përqëndruar ndaj krijimit të shoqërisë së fokusuar në nevojat e fëmijëve dhe njerëzve të rinj. Investimet në rritje dhe zhvillim të rregullt dhe orientimi i fëmijëve dhe të rinjve sipas mundësive dhe interesave të tyre, që nga fëmijëria e hershme, do të thotë investim në njerëz të shëndoshë dhe të motivuar, të cilët do të kontribuojnë në tregun e punës dhe do të jenë konkurrentë dhe të aftësuar për jetesë”, tha kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev informoi për hapat që po ndërmerren për aktivitet më të madha të fëmijëve dhe të rinjve në sferën e sportit, për promovimin e konceptit një shoqëri për të gjithë, përmes aktiviteteve të përbashkëta sportive dhe kulturore të fëmijëve nga mjedise të ndryshme të jetesës, për angazhimet që bëhen që të mundësohen kushte për punë të njerëzve të rinj, të cilët nuk janë të interesuar për arsim fakultativ, me çka do të kontribuohet edhe në sigurimin e fuqisë së kualifikuar punuese sipas nevojave të tregut. Po ashtu u theksua përcaktimi i Qeverisë, që me stabilizimin e Buxhetit, për vazhdimin e trendit të rritjes së rrogave të kuadrove edukativ dhe arsimor në kopshte dhe shkolla, si dhe në kushtet për zhvillim dhe mësim të fëmijëve dhe njerëzve të rinj.
“Kemi Buxhet më stabil dhe më shumë para do të orientojmë ndaj nevojave për fëmijët dhe njerëzve të rinj”, tha Zaev.
Në takimin, , bashkërisht u konstatua se me politikat e tilla sistematike fitojnë fëmijët dhe të rinjtë, por edhe tërë shoqëria, e cila përmes sistemit të prioriteteve dhe kursimeve, gjeneron përparim.