Në takimin e mbajtur në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, mes Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ish-Kryeministrit grek Aleksis Cipras i cili qëndron në vendin tonë me ftesë të magazinës të mirënjohur “Ekonomist” si një nga folësit kryesor në Samitin e Ballkanit Perëndimor- “Përforcimi i momentumit të integrimeve evropiane”, që mbahet në Shkup
Të dy bashkëbiseduesit biseduan për përfitimet nga Marrëveshja e Prespës dhe theksuan se marrëveshja meriton mbështetjen e tërësishme nga të dyja vendet.
Gjatë bisedës u konstatua që nga 17 qershori të vitit të kaluara bashkëpunimi në mes të dyja vendeve është thelluar, që kur u vendosen themelet e një marrëveshje për miqësi të re dhe partneritet strategjik
Në takim Zaev dhe Cipras, konstatuan numër më të madh të përfitimeve siç është këmbimi i rritur tregtar për 20 për qind për vetëm një vit, procedurat e ngritura për vendkalime të reja kufitare mes dy vendeve, bashkëpunimi i ngushtë në sferën e mbrojtjes si pjesë e politikave të përbashkëta që rrjedhin nga NATO-ja në pjesën e kontrollit të sigurimit në qiellin e Maqedonisë së Veriut (Air Policing) si dhe përforcimi i bashkëpunimit në shumë sfera të tjera.
Në takimin në kabinetin e kryeministrit Zaev së bashku u përshëndet anëtarësimi i afërt i plotfuqishëm i vendit tonë në NATO, faza përfundimtare e të cilit – ratifikimi i Protokollit për inkuadrim, filloi pikërisht në parlamentin e Republikës së Greqisë
Dy bashkëbiseduesit në takim e përshëndetën mbështetjen e fuqishme për fillimin e negociatave midis vendit tonë dhe BE-së, për të cilin vlerësuan se vjen jo vetëm si rezultat i Marrëveshjes së Prespës dhe efekteve pozitive të zgjidhjes së kontestit bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por edhe për shkak të realizimit të reformave vendore