Folësit në sesionin hyrës të Samitit të Ballkanit Perëndimor – “Përforcimi i momentit për integrimin evropian”, në organizim të magazinës “Ekonomist” në Shkup, ishin të njëzëshëm se perspektiva evropiane e rajonit duhet të konfirmohet në sesionin e tetorit të Këshillit Evropian me përcaktimin e datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ky konstatim i përbashkët i Samitit, siç theksoi në fjalimin e tij përshëndetës, e më pas edhe në diskutimin, Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev, e ndajnë njerëz të cilët jetën e tyre e kanë përkushtuar në zgjidhjen e problemeve, në inkurajimin e demokracinë dhe konsensusit në Parlamentin e BE-së, ose njerëz të cilët kanë kaluar orë të tëra me vende si RMV-ja, për të përforcuar porosinë e tyre, tu ndihmojnë dhe mësojnë se si ta përdorin diplomacinë si mjet për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre.
Në këtë drejtim, Kryeministri Zaev rikujtoi që me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, u zgjidh kontesti 27 vjeçar me Greqinë, i cili kishte implikime negative serioze në marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në rajon.
“Sot i mbledhim frytet e kontestit të zgjidhur. Përfundimisht e kompletuam letërnjoftimin tonë në KB. Tani kemi marrëdhënie shumë të mira me Greqinë dhe seriozisht bashkëpunim dypalësh të përmirësuar. Me këtë kemi kontribuar në stabilitetin e rajonit dhe në nxitjen e zhvillimit në Ballkanin Perëndimor. Besojmë se Marrëveshja e Prespës është shembull i vërtetë për fuqinë e diplomacisë dhe dialogut”, theksoi Kryeministri Zaev.
Ai shtoi se Marrëveshja e Prespës ka ndikuar edhe në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit të cilat nuk do të jenë më pjesë e konflikteve.
“Era e retorikës manipuluese dhe nacionaliste është e kaluar. Të gjithë së bashku hapërojmë drejt një ardhmërie më të ndritshme. Procesi i Berlinit arriti qëllimin që të risë interesin për Ballkanin Perëndimor dhe të na vendos në hartën e bashkëpunimit të vendeve anëtare të BE-së. Ky rajon bëhet shembull se së bashku dhe me gjetjen e zgjidhjeve, në kohën e krizave globale, mund të shndërrojmë krizat në mundësi”, theksoi Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev theksoi se marrja e datës për hapjen e negociatave për hyrjen e Maqedonisë së Veriut do të jetë njohje e progres konkret që bëri vendi në periudhën e kaluar dyvjeçare dhe njëkohësisht do të jetë edhe konfirmim për besueshmërinë dhe përkushtimin e BE-së ndaj agjendës së saj për zgjerim.
Marrëveshja e Prespës është fitore e diplomacisë dhe fitore mbi fuqitë nacionaliste dhe regresive në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe sinjal i fortë për fuqitë progresive në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, tha mes të tjerash ish Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras. Ai shtoi se gjatë arritjes së Marrëveshjes mes dy vendeve, procese me rëndësi të njëjtë po zhvillohen edhe në rajon, kur në periudhën e kryesimit bullgar me BE-në, integrimi i Ballkanit Perëndimor përsëri u vendos në rend të parë në agjendë.
Cipras theksoi se BE duhet të përcaktojë datën për negociata për Maqedoninë e Veriut, si shprehje e mirënjohjes së Marrëveshjes mes dy vendeve, si mirënjohje për reformat në Maqedoninë e Veriut, si dhe për arritjet e ambicies në BE për një Ballkan Perëndimor të qetë dhe stabil, si rajon në qendër të Evropës.
Në këtë drejtim ishte dhe fjalimi i ish Ndihmës Sekretarit Shtetëror të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve Ves Miçell, i cili theksoi se perspektiva euro-atlantike e Ballkanit Perëndimor është e një rëndësie të veçantë nga aspekti gjeopolitik dhe se të gjithë fuqitë politike që kundërshtohen në këto përcaktime në fakt e vënë në pikëpyetje të ardhmen e secilit vend të Ballkanit Perëndimor dhe rajonit në tërësi.
Ish Kryetari i Parlamentit Evropian dhe ish Kryetar i partisë socialdemokrate të Gjermanisë, Martin Shulc, e veçoi si shumë të rëndësishëm rolin që kryeministrat Zaev dhe Cipras patën në realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe në zgjidhjen e kontestit i cili ka bllokuar marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe ka ndikuar seriozisht edhe në gjendjen e rajonit.
Pikërisht zgjidhja e këtij kontesti, por edhe pranimi i Ballkanit Perëndimor si rajon i cili duhet të integrohet në BE, janë argumente për datën e fillim të negociatave me BE-në për RMV-në dhe Shqipërinë, theksoi Kryeministri Zaev.
Ai shtoi se në Bruksel duhet të kthehen në idetë burimore dhe parimet e themeluesve të BE-së, por edhe të pranojnë që integrimi i Ballkanit Perëndimore duhet të nxitet dhe të mbështetet sa më parë.
Samiti i Ballkanit Perëndimor – “Përforcimi i momentit të integrimit evropian” me praninë e një numri të madh të liderëve në vendin tonë, rajonit, Evropës dhe botës, vazhdon debatin për hapat e ardhshme të integrimit për vendet e rajonit në BE.