Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Sekretari Shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Majkëll Pompeo në konferencën e përbashkët për shtyp i prezantuan deklaratat e tyre për takimet dhe bisedimet gjatë vizitës njëditore të shefit të Departamentit të Shtetit në vendin tonë.
Kryeministri Zaev theksoi se vizita e Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve, Pompeo, është sinjal i fortë për mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve ndaj vendit tonë, për integrimet euroatlantike dhe një mundësi e mirë edhe njëherë të konfirmojmë që vazhdojmë të punojmë bashkë për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona dhe bashkëpunimin.
“SHBA-të janë miq të dëshmuar dhe mbështetës të Maqedonisë së Veriut. Krahas mbështetjes politike të fuqishme nga pavarësia e deri më sot, ne kemi marrë mbështetje edhe mes projekteve të ndershme dhe programeve të USAID-it për zhvillimin e demokracisë, institucioneve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Një numër i madh i vullnetarëve të Korpusit të Paqes, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e bashkësive lokale në të gjithë shtetin. Populli amerikan është mik i popullit maqedonas dhe të gjithë popujve të cilët jetojnë në vendin tonë”, theksoi Kryeministri Zaev.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut, si partner i përkushtuar strategjik i SHBA-ve, ndan angazhime dhe vlera të përbashkëta për siguri, liri dhe prosperitet demokratik në rajon, si dhe aktivitete të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kundër kërcënimeve tjera për paqe në botë, përfshirë edhe iniciativa të cilat konfrontohen në dezinformata dhe kërcënime pas demokracisë.
“Me anëtarësimin tonë të plotë në NATO, kontributi ynë në këtë drejtim do të fitojë një shtytje të fortë dhe dimension të ri. Anëtarësimi në NATO është vendim i ynë sovran, për të cilin ka mbështetje mbipartiake dhe konsensus ndëretnik. Kjo për ne është arritje e një qëllimi historik. Një përfitim i madh jo vetëm për vendin tonë, por edhe për përforcimin e sigurisë, lirisë dhe prosperitetit demokratik në tërë rajonin,” theksoi Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zaev.
Kryeministri Zaev informoi se gjatë takimit e ka njoftuar Sekretarin Shtetëror Pompeo për arritjet tona për lirimin e shtetit të robëruar dhe për reformat të cilat vendosën themele të reja për përforcimin e vlerave demokratike, institucioneve dhe shtetit të së drejtës.
“Liria e mediave është përmirësuar mjaft, dhe zhvillojmë proces gjithëpërfshirës për sjelljen e vendimeve. Ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, mozaik të dallimeve në të fokusi ynë është në një ekonomi e cila mundëson të jetë mirë për të gjithë qytetarët.
Maqedonia e Veriut është vend i veçantë në rajon sepse nuk ka çështje të hapura bilaterale me asnjë fqinj. Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë ishin vendime historike dhe hapa të rëndësishme për arritjen e qëllimeve tona strategjike – hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE”, theksoi para gazetarëve Kryeministri Zaev dhe shtoi se lajmi i mirë nga Brukseli do të ketë ndikim pozitiv në tërë rajonin dhe do t’i inkurajojë vendet tjera të shfaqin guxim politik për tejkalimin e problemeve tjera.
Sekretari Shtetëror i SHBA-ve Majkëll Pompeo në deklaratën e tij për përfaqësuesit e mediave, theksoi se rritja e stafit në Ambasadën amerikane simbolizon edhe rritjen e marrëdhënieve mes dy shteteve, që këtë vit shënojnë 25 vjet. RMV-ja është aleat i ushtarëve amerikan në misionet në Irak dhe Afganistan dhe ky është një kontribut serioz për paqen në botë.
“I përshëndes marrëveshjet miqësore dhe për bashkëpunim të vendit tuaj me fqinjët Greqinë dhe Bullgarinë me të cilët u bë realitet anëtarësimi në NATO dhe BE. SHBA si demokraci udhëheqëse në botë, i respekton dhe i mbështet të gjitha shtetet të cilat i avancojnë proceset demokratike, sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Maqedonia e Veriut, si vend i lirë dhe i pavarur i respekton dallimet dhe SHBA do të vazhdojë tu mbështet për të mirën e qytetarëve tuaj, për rajonin dhe botën”, theksoi në deklaratën për media Sekretari Shtetëror i SHBA-ve Majkëll Pompeo, me çka u rrumbullakua pjesa zyrtare e programit për vizitën e tij në RMV.