Me rastin e Ditës ndërkombëtare në luftën kundër varfërisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Institutin për punë sociale dhe politikë sociale Shkup dhe zyrat e UNICEF-it dhe Bankës Botërore, organizohet konferencë rajonale me temë “Mbrojtje efektive sociale: mbështetje për fëmijët, familjet dhe komunitetet në luftën kundër varfërisë”.
“Nderi është i madh, por edhe përgjegjësia, që të jemi nikoqir të një konference të tillë me rastin e Ditës ndërkombëtare në luftën kundër varfërisë dhe bashkë me të gjithë ju, mysafirë të nderuar të nxisim për mbrojtje sociale efektive.
Me të vërtetë më vjen mirë që me punë të përkushtuar, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, me sukses e zbatoi reformën sociale. Kjo ishte një nga premtimet kryesore dhe jam i lumtur se tashmë e plotësuam. Qytetarët tashmë marrin ndihmë sociale më të lartë në mesatare për 300 %. Rritje e tillë e ndihmës sociale nuk mbahet mend në shtet”, theksoi Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev.
Me reformën sociale vendoset përcaktim i drejtë i mjeteve, të cilat drejtohen kah ata të cilat synohen për ata të cilët me të vërtetë kanë nevojë. Për herë të parë sistemi është i hapur për personat me të ardhura të ulëta. Në këtë mënyrë, në vend që 3,200 fëmijë, shtesë fëmijërore tani u takon 73,000 fëmijëve. Numri i fëmijëve të cilët do të pranojnë shtesë arsimore është paraparë të rritet nga 3,800 në 64,316 fëmijë. Në total, shtesat për familjet me fëmijë të cilët jetojnë në varfëri rriten për më shumë se 100 %.
“Para 4 viteve premtuam se kur do të kemi mundësi ti udhëheqim institucionet, nuk do të turpërohemi që ti shikojmë në sy kategoritë më të prekura. Sot jemi krenar për hapat. 30,000 amvisëri marrin ndihmë sociale më të lartë dhe mbi 22,000 fëmijë shfrytëzojnë fëmijërore. Megjithatë, ajo që dua ta theksoj është që plotësisht e ndryshojmë mënyrën me të cilën kujdesemi për qytetarët e kategorive të prekura.
Është e vërtetë që në mënyrë të dukshme e rrisim ndihmën financiare të cilën e marrin, por në të njëjtën kohë mundësojmë mbështetje për punësim, forcojmë shërbimet në komunitet dhe investojmë në zhvillim të hershëm të fëmijëve. Sepse varfëria nuk duhet të bartet nga një gjeneratë ne tjetrën”, theksoi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska.
Varfëria fëmijërore sot është problem shumë i shpeshtë në botë. Ajo përfshin raste individuale, fëmijë dhe familje, stagnon zhvillimin e tyre dhe e rrezikon mirëqenien e tyre dhe në të njëjtën kohë ndikon në zhvillimin shoqëror.
“Shumë shtete njohin rëndësinë e investimeve në fëmijët dhe në masat për parandalim dhe menaxhimin me varfërinë, e cila kërcënon mirëqenien e tyre. Kjo nuk është e lehtë. Jemi të vetëdijshëm. UNICEF-i punon me të gjitha shtetet e rajonit, me qëllim që ti mbrojë fëmijët nga efektet e dëmshme të varfërisë”, theksoi Patricia di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut.
Marko Mantovaneli, drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, tha se sistemet moderne për mbrojtje sociale duhet t’u sigurojnë kategorive të më të prekura mundësi për të dalë nga varfëria dhe të bëhen anëtarë produktiv të shoqërisë.
“Në shumë vende një numër i konsiderueshëm i fëmijëve, një në tre, në Maqedoninë e Veriut jetojnë në varfëri, shumë prej tyre janë të kategorisë së të prekurve, që do të thotë se ata jetojnë në familje që janë në prag të varfërisë dhe janë në rrezik social. Sistemet moderne të mbrojtjes sociale duhet të jenë në gjendje të ndihmojnë të gjithë ata që janë në rrezik shoqëror, veçanërisht të varfrit dhe të kategoritë e prekura, jo vetëm në sigurimin e ndihmës sociale, por edhe në përballjen e kohërave të krizave, goditjeve, gjetja e vendeve të punës, përmirësimi i produktivitetit, investimi në shëndetësi dhe arsimimi i fëmijëve të tyre dhe mbrojtja e popullsisë që plaket.
Nëse familjet e tyre përballen me probleme shëndetësore, humbje të vendeve të punës ose fatkeqësi natyrore. Vendet e rajonit duhet të përballen me këto sfida, nëse duan që të mbyllin hendekun duhet t’i arrijnë standardet evropiane në ekonomi”, tha Matonoveli.
Fakulteti Filozofik përmes profesorëve të tij dha një kontribut të veçantë në ndërtimin dhe ofrimin e një modeli për reformën sociale.
“Treguesit fillestarë dhe rezultatet e reformës sociale janë inkurajuese, gjë që padyshim dëshmon fakti, se lidhja mes shkencës, praktikës dhe politikës kontribuon për rezultate pozitive dhe përmirësime zhvillimore në shoqëri. Në këtë kontekst, ulja e varfërisë, përgjimi rreziqeve dhe problemeve sociale, si dhe mbështetja e kategorive më të prekura është e mundur vetëm përmes përdorimit të vazhdueshëm të njohurive shkencore për zbatimin e tyre në praktikë dhe politikë”, theksoi prof. dr. Ratko Duev, dekan i Fakultetit Filozofik, “Shën Kirili dhe Metodi”.
Konferenca “Mbrojtja efektive sociale: mbështetja e fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve në luftën kundër varfërisë “, do të zgjasë dy ditë. Në Konferencë janë të pranishëm një numër i madh ekspertësh, akademikë, organizata civile nga vendet e rajonit.