Kryeministri Zaev: Rritja e pagës minimale në 14,500 denarë i kthen paratë te qytetarët dhe e mbron kategorinë më të prekur të qytetarëve

Në sallën solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim, në të cilin Kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska, së bashku me përfaqësuesit e Sindikatave, Organizatën e Punëdhënësve dhe Odat Ekonomike, ranë dakord që paga minimale në vendin tonë të jetë 14,500.

“Saktë para dy viteve, në vitin 2017 rrogën minimale e rritëm për 3,500 denarë dhe deri më sot është 12,507 denarë, ndërkaq nga sot e tutje do të rritet për 2,000 denarë dhe historikisht do të jetë më e lartë 14,500 denarë”, tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se nga viti 2017, kur Qeveria nisi me procesin e kthimit të parave te qytetarët, me analizë të vazhdueshme të efekteve nga rritja e parë e pagës minimale njihen anët e mira dhe konstatohet trendi i rritjes ekonomike dhe se ky vendim është sjellë pas një debati konstruktiv mes partnerëve për dialog social.

Duke iu referuar Ligjit i cili u miratua në vitin 2017 dhe që për herë të parë u barazua paga minimale edhe për punëtorët në industrinë e tekstilit dhe lëkurës me degët e tjera, Kryeministri Zaev nënvizoi se me të u korrigjua një padrejtësi e madhe sociale dhe u sigurua barazi dhe për barazi të vlejë për të gjithë para shtetit.

Kryeministri Zaev theksoi se rritja e pagave duhet të shikohet edhe në koordinim me Ligjin e ri për subvencionim të kontributeve i cili gjendet në Kuvend dhe se Qeveria vazhdon të ruajë dialogun social me Sindikatat dhe punëdhënësit, me masa të cilat sigurojnë më shumë para tek qytetarët, paga më të larta dhe standard jetësor më të mirë. Ai shtoi se në këtë drejtim për ruajtjen e trendit stabil dhe pozitiv të rritjes së pagave dhe të më shumë parave në buxhetin familjar kontribuon edhe afrimi i Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Dr. Koço Angjushev theksoi kjo rritje e pagës minimale do të jetë në një vijë me pagën minimale të definuar me ligj edhe në shtete tjera të rajonit, aspirate për anëtarësim në BE. Paga minimale në Bosnjë dhe Hercegovinë në moment është 208 euro, në Shqipëri 211 euro, në Mal të Zi 222 euro, ndërsa në Serbi është 230 euro.

“Rritja e pagave është shkaktuar nga ekonomia reale dhe nga gjendja reale ekonomike në vend. Paga minimale definohet nga ana e Qeverisë si zgjidhje ligjore, si në vendet e tjera të rajonit dhe niveli i pagës minimale që tani e definojmë në shumë prej 14,500 denarë është përafërsisht i njëjtë me shtetet e rajonit”, theksoi Angjushev.

 

“Sot me të vërtetë ky vendim është i rëndësishëm jo vetëm për Qeverinë por edhe për qytetarët. Këto 2,000 denarë do të zvogëlojnë varfërinë në mesin e punëtorëve më të varfër”, tha ministrja Mila Carovska.

 

Ajo shtoi se dialogu po zhvillohet me ata të cilët i krijojnë pagat duke shprehur kënaqësinë që së bashku mund të arrihen rezultate më të mira për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

 

“Veçanërisht më gëzon fakti që marrëveshjen e arritëm në javën e luftës kundër varfërisë dhe të gjithë duhet të jemi krenarë që të punësuarit me të ardhura më të ulëta do të kenë plus 2,000 denarë në xhep”, shtoi Carovska.