Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot, bashkë me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikolçe Babovski dhe Kryetari i Komunës Butel Velimir Smilevski, mori pjesë në ngjarjen me rastin e fillimit të punëve ndërtimore të rrugës nga f. Butel deri te f. Luboten, të Shkupit.
Duke theksuar se rikonstruimi dhe zgjerimi i aksit rrugor me gjatësi prej 6 kilometrash ndërmjet vendbanimit Butel dhe fshatit Luboten është me rëndësi të veçantë, për sigurimin e një lidhjeje më të mirë të vendbanimeve me qytetin e Shkupit, Kryeministri Zaev shtoi se ky është vetëm fillim për hapjen e mundësisë për zhvillim rural, gjegjësisht turizmit në fshatra, por edhe mundësi për qasje më të lehtë dhe lidhshmëri komunikacioni të bujqve.
“Falënderohem për kapacitetet e fuqishme që Komuna Butel mund të mbledh me këto 12 milionë denarë, gjegjësisht me mbi 200 mijë euro. Ne participojmë me diçka më tepër se 11 milionë denarë përmes projekteve për mbështetje të zhvillimit rural për këtë rrugë. Pas saktësisht 28 vitesh, që nga viti 1991, kur u bë rikonstruimi i fundit me vetë kontribut, përfundimisht shteti dhe komuna marrin pjesë dhe me këtë i tregojnë popullit se kemi investuar, investojmë paratë tuaja. Ato janë para tuaja që i paguani përmes tatimeve edhe në komuna edhe në shtet”, theksoi Kryeministri Zaev.
Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Babovski, theksoi se Agjencia realizon më tepër se 200 projekte për 80 komuna për sigurimin e zhvillim rural të barabartë të të gjitha mjediseve urbane, por edhe për mjediset rurale në tërë vendin.
“Me këtë dëshirojmë ti përmirësojmë kushtet për jetën e qytetarëve në të gjitha mjediset, të sigurojmë përparim ekonomik, zhvillim të turizmit, sepse siç e dini, pikërisht në këtë rajon, në Komunën e Butelit, kjo rrugë do të mundësojë qarkullim të mallrave, shërbimeve dhe qytetarëve, do të sigurojë qasje pa pengesë deri te mjediset urbane për më tepër se 5000 qytetarë. Nga ana tjetër, me infrastrukturë më të mirë, do të sigurojmë zhvillimin e bizneseve të vogla, mbajtjen e të rinjve në këto mjedise dhe zhvillim ekonomik në të gjitha mjediset në RMV, dhe kjo tregon se me të vërtetë jemi në rrugë të drejtë, rrugë e cila do të sigurojë zhvillim rajonal të barabartë në tërë vendin”, tha drejtori Babovski.
Kryetari i Komunës së Butelit u fokusua në rëndësinë e projektit së sotëm dhe sigurimin e kushteve më të mira për lidhjen e komunikacionit të qytetarëve në fshatrat përreth, Luboten dhe Lagjja “Hot Hot”, duke vlerësuar se me këtë rajoni bëhet atraktiv për investitorët e huaj dhe vendor.
“Në këtë rrugë në ditë kalojnë prej 2 deri më 3 mijë qytetarë. Komunikacioni është mbi tre mijë qytetarë që tanimë jetojnë në fshat, përfshirë edhe vizitorët gjatë vikendeve rreth 40 deri më 50 qytetarë të rregull. Këtu lidhet edhe fshati Rashtak. Me këtë tregojmë se rruga është shumë e rëndësishme. Jam falënderues për Qeverinë që na siguroi një mundësi të tillë, rruga të përpunohet në afat sa më të shpejtë. Këtë që tani e bëjmë është fillim i zhvillimit të turizmit në fshatra në Komunën Butel”, tha Smilevski.
Të pranishmit u pajtuan që investimet në infrastrukturën rrugore janë impuls për nxitjen e zhvillimit lokal të komunitetit dhe ndikon në sigurimin e projekteve të vetë-qeverisjes lokale, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e rrjetit rrugor në komunat e tyre.