Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot pranoi në takim Kryetarin e Parlamentit Evropian David-Maria Sasoli, i cili po qëndron në vendin tonë me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.
Kryetari i Parlamentit Evropian Sasoli dhe anëtarët e kabinetit të tij mbajtën takim dypalësh me Kryeministrin Zaev dhe me anëtarët e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku ishin edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i Parlamentit Evropian David-Maria Sasoli, më pas mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp, prej së cilës ua përcjellim fjalimin e Kryeministri Zaev në tërësi:
Sot në vendin tonë, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i uruam mirëseardhje mikut tonë të dashur, mbështetës i fortë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetarit të Parlamentit Evropian, David-Maria Sasoli.
Për atë se sa e madhe është mbështetja e tij dhe e Parlamentit Evropian për vendin tonë, flet fakti se Maqedonia e Veriut është vendi i parë që takon Kryetari i sapozgjedhur i shtëpisë evropiane të demokracisë.
Kjo vizitë është mundësi e shkëlqyer që ta shprehim falënderimin tonë deri te Parlamenti Evropian, deri te të gjithë deputetët evropian që votuan për rezolutën e cila ftoi vendet anëtare të BE-së të fillojnë negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë, pasi një vendim i tillë nuk u mor në seancën e tetorit të Këshillit Evropian dhe Samitit të liderëve të vendeve anëtare të BE-së.
Pothuajse të gjithë liderët evropianë ranë dakord se Maqedonisë së Veriut iu bë padrejtësi më 18 tetor dhe se refuzimi i negociatave me BE-në është një gabim historik. Kjo dërgoi sinjal të gabuar për të gjithë ne në vend dhe në rajon.
Maqedonia e Veriut ka aktivuar energji të madhe politike për ta rikthyer vendin në rrugën e BE-së. Ne kemi zgjidhur sfida të pakapërcyeshme që për të gjithë dukeshin si misione të pamundura. Ne patëm sukses sepse kemi pasur një motiv të fortë - perspektivën evropiane për vendin tonë dhe për qytetarët tanë.
Të gjithë kishim pritshmëri të justifikuar se më në fund erdhi momenti për të kthyer një faqe të re. Të gjithë besuam se do të fillonim negociatat që kanë fuqi të fortë transformuese dhe që përmes procesit do të ndihmojnë në arritjen e standardeve evropiane për t'u bërë anëtare e plotë e BE-së.
Në vend të kësaj, mosdhënia e pajtueshmërisë për fillimin e negociatave me kapituj i kthej në agjendë çështjen për euroskeptikët dhe dilemat se nëse BE me të vërtetë mbetet në politikat e saj për zgjerim dhe se a ka alternativë.
Nuk është lehtë të vazhdohet pa presion të strukturuar dhe sistematik me çka u sollën negociatave aderuese – POR, THEMI SE SKA ALTERNATIVË.
Ne duhet të vazhdojmë, edhe më të fortë, me reforma, me prova që vendi ka sundimin e ligjit, se ka argumente të forta për përparimin ekonomik. Këto reforma janë më të nevojshme për ne, në vend.
Përballemi me sfida të reja:
- Do të dëshmojmë se të gjitha rezultatet e arritura deri më tani janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme;
- Ne do të dëshmojmë se nuk ka devijim nga drejtimet tona strategjike drejt BE dhe NATO;
- Do të përballemi me kritikën dhe presionin e pritur të forcave anti-BE dhe forcave të prapambetura – dhe do ti tejkalojmë.
- Kemi mjaftueshëm fuqi të brendshme për reforma të mëtutjeshme, për luftë kundër korrupsionit dhe sundimin e së drejtës.
Këto do të jenë rezultatet dhe argumentet tona se vendi ynë është në BE. Në besojmë në vlerat e BE-së dhe jemi të bindur se mundësia e re për vendin tonë do të hapet së shpejti.
Parlamenti Evropian dhe rezoluta për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë shtysë për të vazhduar presionin për ta kthyer vendimin që nuk është marrë dhe që diskutimet e ardhshme të BE-së do të përfundojnë me një konsensus të përtërirë për zgjerim.
Kemi argumente që të pranohet se “metodologjia para zgjerimit” mund të transformohet në “zgjerim bashkë me ndryshimin e metodologjisë”. Jemi të gatshëm që bashkë me shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht me Francën, por edhe me institucionet evropiane të punojmë në zhvillim e konceptit i cili do të kënaqë interesat e të gjithëve dhe do të sjell cilësi të re në marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Është e qyrtë se procesi i zgjerimit do pësojë ndryshime dhe se Maqedonia e Veriut duhet të përgatitet për mbikëqyrje më të rreptë.
POR, ne këtë e shohim si përparësi e transformimit tonë. Sa më herët e pranojmë këtë, aq më mirë për ne dhe shoqërinë tonë.
Jemi të gatshëm dhe duam të marrim pjesë në këtë. Por, fuqishëm besojmë se perspektiva për anëtarësimin në BE është e pazëvendësueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje, përderisa vërtetë duam Ballkan Perëndimor stabil, të sigurt dhe me prosperitet.
Kemi besim. Kemi optimizëm. Jam i bindur se shpejt do të hapen mundësitë e reja me ndihmën e miqve tanë nga gjithë BE-ja.
Mik i tillë është edhe mysafiri ynë i sotëm, Kryetari Sasoli të cilit edhe njëherë i shpreh falënderim të madh për ndihmën dhe mbështetjen.