Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot mbajti fjalim dhe e shpalli të hapur Kongresin e parë maqedonas për rrugë, i cili sot dhe nesër mbahet në Shkup.
Kryeministri Zaev në fjalimin e tij theksoi se zhvillimi dhe cilësia e infrastrukturës rrugore janë faktorë kyç të cilët ndikojnë në mënyrë thelbësore në zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën ekonomike të secilit vend dhe se çdo përvojë dhe njohuri për rrugë më cilësore dhe të sigurt është e mirëseardhur.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është vend në zhvillim dhe ky zhvillim përfundimisht nuk do të bëhej pa infrastrukturë të mirë rrugore. Pikërisht për këtë, politikat tona kanë qëllim të qartë dhe kjo është krijimi i një rrjeti cilësor rrugor, përmirësim i cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve dhe në fund rritje e fuqishme ekonomike dhe zhvillim i shtetit. Prandaj lidhja me infrastrukturë rrugore të mirë, bashkëkohore dhe funksionale është me rëndësi të veçantë. Në këtë drejtim besoj se Kongresi i parë i maqedonas për rrugë do të lë gjurmë të thella, sepse është vend për prezantim dhe shkëmbim të përvojave dhe teknologjive për ndërtimin e infrastrukturës rrugore bashkëkohore, për projektim cilësor, realizim dhe mbikëqyrje. Na gëzon pjesëmarrja masive në Kongres me të cilin garantohet kontribut i rëndësishëm që të jemi krah për krah me botën bashkëkohore”, theksoi Kryeministri Zaev.
Ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugareski, tha se mbështetja për organizimin e Kongresit flet për vendosmërinë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që në mënyrë maksimale të përkushtohet për avancimin e rrjetit rrugor në të gjithë shtetin, si shprehje e politikave për zhvillimin e sektorit transportues të harmonizuar me Sistemin evropian të rrjeteve transportuese.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka pozicion strategjik në Ballkan. Nëpërmjet saj kalojnë dy korridore evropiane 8 dhe 10, të cilët mundësojnë rol të rëndësishëm në krijimin e rritjes ekonomike në rajon. Kjo për ne si Ministri përgjegjëse ka rëndësi të veçantë gjatë zbatimit të politikave të transportit, të cilat në Strategjinë nacionale të Transportit për periudhën 2018-2030, në përgjithësi janë të orientuara drejt ndërtimit të infrastrukturës rrugore në bazë të standardeve evropiane, si pjesë e sistemit të vetëm transportues në rajon, drejt përmirësimit të sigurisë në komunikacion, për përmirësimin e qëndrueshmërisë së mjedisit jetësor, si dhe për vendosjen e sistemit transportues inteligjent”, tha ministri Sugareski.
Kryetari i Këshillit organizativ i Kongresit të parë maqedonas për rrugë, drejtori i NP Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov, në fjalimin e tij theksoi se zhvillimi i rrjetit rrugore në Maqedoninë e Veriut është në bashkëveprim me rrjetin rrugor në rajon dhe në aspekt të integrimit të vendit në BE është faktor thelbësor për zhvillim të mëtejshëm.
“Në vendin tonë aktualisht vijon një cikël investues për zhvillim të rrjetit rrugor nacional. Aktualisht vijon puna intensive në ndërtim, rikonstruim dhe rehabilitim në gjatësi prej rreth 800 kilometrash, si dhe sanim dhe ndërtim të urave të reja. Kjo iniciativë përveç që do ta kompletojë rrjetin rrugor, gjithashtu mundëson përfitimin e njohurive dhe përvojave gjatë zbatimit të teknologjive dhe materialeve të reja, po ndiqen tendencat bashkëkohore në sigurinë e rrugëve dhe mësohet nga gabimet e së kaluarës”, theksoi drejtori NP Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov.
Kryetari i Shoqërisë për rrugë të Maqedonisë së Veriut, prof.dr Goran Mijoski në fjalimin e tij për rendësin e organizimin të Kongresit të parë maqedonas për rrugë, potencoi se ai ka për qëllim t’i tregojë përvojat inxhinerike dhe të mundësojë shkëmbim të njohurive me kolegët nga rajoni që të pranohen tendencat dhe njohuritë e reja të avancuara evropiane në fushën e ndërtimit të rrugëve.
Kongresi i parë maqedonas për rrugë, ku marrin pjesë 360 pjesëmarrës, nga të cilët 150 janë nga 15 vende evropiane dhe nga bota, e përshëndetën punën e suksesshme dhe uruan rektorin e UKM prof.dr Nikola Jankulovski, dekanin e Fakultetit të Ndërtimtarisë pranë UKM, prof.dr Zlatko Srbinoski dhe prof.dr Mile Dimitrovski, kryetari i Odës së arkitektëve të autorizuar dhe kryetar i Odës evropiane të inxhinierëve.