Kryeministri Zaev dhe ministrja Carovska në LSM: Sjellim ligj të ri për marrëdhënie e pune për mbrojtje evropiane të të drejtave të punonjësve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska, bashkë me Kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Darko Dimovski dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Sindikatave Evropiane, Luka Visentini, sot mbajtën takim të përbashkët në konferencën me rastin e Propozim-ligjit të ri për marrëdhënie pune i cili për momentin debatohet me të gjitha palët e prekura.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryeministri Zoran Zaev u falënderua për pjesëmarrjen dhe kontributin e sindikatave në përpilimin e ligjit të ri për marrëdhënie  pune dhe theksoi se pjesë më e rëndësishme e këtij ligji  janë dispozitat për avancimin e të drejtave të punonjësve, mbrojtja sociale, si dhe kushtet për rritjen e pagave për të gjithë punonjësit në shtet. 

 

“Pjesa sociale jep rezultat, por nuk duhet të ndalemi këtu. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, nëpërmjet dialogut social, tanimë dy vite flet për Ligjin për marrëdhënie pune, ti cili njihet edhe si “Kushtetuta e Vogël” për shkak të rëndësisë që ka për punonjësit dhe nëpërmjet kujdesit, përkushtimit dhe durimit është arritur në fazë që në mënyrë të suksesshme për të gjitha palët të përfundojë debati dhe të përcaktohen zgjidhjet më të mira”, theksoi në konferencën për shtyp Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se ligji i ri propozon zgjidhje për shumë çështje të cilat deri tani nuk kanë qenë të përfshira dhe në harmonizim me të drejtat e punonjësve në BE-së.

 

"Pres që të gjejmë zgjidhje, për punën sezonale, punën nga shtëpia dhe punën prej në vend, për ata që punojnë me afat të caktuar, nga largësia, për trajtim të barabartë të burrave dhe grave dhe nevoja për ta shmangur diskriminimin pozitiv të grave, si dhe për rregullim të plotë të punës së ndërrimit të natës dhe kontratave të punës për të rinjtë ", theksoi kryeministri Zaev.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska theksoi se Ligji i ri për marrëdhënie pune i cili është në fazën e përgatitjes është në harmonizim me standardet ndërkombëtare dhe i avancon të drejtat e punonjësve dhe dialogun social.

 

“Versione të caktuara të Ligjit janë diskutuar nga të gjithë partnerët social. Në përgatitje të zgjidhjes ligjore kemi kyçur edhe opinionin akademik i cili merret me të drejtën e punës. Pres që në periudhën e ardhshme dialogu të vazhdojë dhe të sjellim ligj i cili do të jetë në interes të të gjithëve”, tha Carovska. 

 

Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski theksoi se LSM-ja në mënyrë aktive ka qenë e kyçur në të gjitha proceset e krijimit të zgjidhjeve ligjore të pranueshme.

“Harmonizimi i legjislacionit tonë me legjislacionin evropian për marrëdhënie pune, premton se do të realizohen kërkesat tona ashtu siç ramë dakord, për punësim me kontratë në kohë të caktuar vetëm në situata të caktuara dhe jo më gjatë se një vit, vazhdimi i pushimit të lindjes deri më 12 muaj, 38 orë pune në javë, harmonizim të pagave sipas marrëveshjes kolektive si dhe harmonizim të çështjeve për pushime vjetore dhe të drejta të tjera”, tha Kryetari i LSM-së Darko Dimovski.

Në takim u theksua mbështetja e Sekretarit të Përgjithshëm të Konfederatës së Sindikatave Evropiane, Luka Visentini, në rrugën dhe angazhimet evropiane të Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e këtyre çështjeve, duke theksuar kyçjen e të gjitha institucioneve kompetente për këto çështje në përpilimin e ligjit të ri për marrëdhënie pune me vlerat evropiane.