Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti fjalim në Akademinë Solemne me rastin e 22 Nëntorit – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Në vazhdim në tërësi ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev:
“Është nder i veçantë për mua të drejtohem në këtë Akademi Solemne me rastin e shënimit të 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe kur shënohet 111 vjetori i Kongresit të Manastirit i mbledhur që të unifikohet alfabeti i Gjuhës shqipe.
Më gëzon fakti që Akademia Solemne për nder të kësaj ngjarje të historisë së popullit shqiptar dhe të historisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe një nga ngjarjet të organizuara me respekt të madh këtyre ditëve me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Me këtë edhe një herë konfirmojmë përcaktimin e Qeverisë për respektimin dhe avancimin e diversitetit etnik dhe kulturor në vendin tonë.
Dita e Alfabetit konsiderohet si një prej ngjarjeve kyçe nga historia e popullit shqiptar, ditë kur alfabeti shqiptar përmes unifikimit dhe standardizimit u bë pjesë e barabartë e formimit modern të alfabeteve evropiane dhe pjesë e trashëgimisë kulturore dhe botërore.
Në qytetin e konsujve, Manastiri i zgjedhur si seli i këtij kongresi, i cili u mbajt nga 14-22 nëntori i vitit 1908, janë mbledhur të gjithë personat e shquar nga jeta kulturore dhe politike nga fillimi shekullit XX, Kryetari i Kongresit Mitat Frashëri dhe nënkryetarët Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Kirijazi, kryetari i Komisionit Gjergj Fishta dhe persona tjerë të shquar si Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Bajo Topulli dhe gruaja e vetme në Kongres Parashqevi Qirijazi, që të bëjnë edhe një hap në kulturën dhe historinë shqiptare dhe të miratojnë alfabetin e përbërë nga 36 shkronja latine, i cili vazhdon të përdoret edhe sot.
Si dëshmi e rëndësisë e “Kongresit të Manastirit” përveç numrit të madh të delegatëve dhe intelektualëve shqiptar, janë edhe ekspozitat në Muzeun e Alfabetit Shqiptar në Manastir, ku gjendet vendimi për alfabet të vetëm të standardizuar të gjuhës shqipe.
Ekspozita përbëhet nga 56 fotografi dhe më tepër se 230 dokumente digjitale dhe në letër, mes të cilave edhe regjistrimi i parë i shkruajtur në Gjuhën Shqipe nga Pal Engjëlli në vitin 1462. Këtë vit bëhen 50 vite nga botimi i Libër Leximit të unifikuar në gjuhën standarde shqipe. Libër Leximet nga autorët Haxhi Fida, Hamza Reka dhe Musa Arifi, si dhe autori i abetares Xhevat Gega, janë të përfshira së bashku në afirmimin e gjuhës shqipe, arsimit dhe ruajtjes së vlerave kulturore të popullit shqiptar.
Gjuha dhe alfabeti, si baza më të fuqishme të identitetit kombëtar me të cilat ruhet dhe afirmohet trashëgimia shpirtërore, paraqesin edhe potencial për integrim shoqëror, arsimim dhe zhvillim të një bashkësie e cila nuk mund të mbijetojë e izoluar dhe e vetme.
Në këtë drejtim obligim dhe përgjegjësi e jona nuk është vetëm respektimi i tyre, por edhe ruajtja e diversiteteve etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore të secilës bashkësi etnike, por edhe të shfrytëzimi i këtij këtë potenciali për krijimin e komunikimit, mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkësisë.
Shënimi i traditave kulturore, datave dhe trashëgimive shpirtërore të tjetrit kontribuon në ndërtimin e një shoqërie të vetme për të gjithë me të ardhme pro evropiane dhe me prosperitet.
Kjo është e veçanta dhe thelbi i bashkësisë sonë. Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Ju faleminderit”.