Zaev: Sigurojmë standarde botërore infrastrukturore në zonat industriale për investitorët për transport të shpejtë dhe efikas dhe lidhje me të gjithë korridoret kryesorë për eksport

Qëllimi ynë është  të sigurojmë standarde botërore infrastrukturore në zonat industriale për investitorët të cilët kanë vendosur të investojnë në vendin tonë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim”, tha sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në deklaratën për media, pas inspektimit të punëve ndërtimore në qarkoren e re  tek  ZZHTI Prilep, së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe drejtorin e Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial (DZZHTI), Aleksandar Mlladenovski.

 

 

“Me lëshimin në funksion të ujësjellësit dhe qarkores për lidhjen e ZZHTI Prilep, zona bëhet tërësisht funksionale nga aspekti i ndërhyrjeve të mëdha infrastrukturore.  Zgjidhjet rrugore infrastrukturore dhe zgjidhjet e tjera për qasje janë veçanërisht të rëndësishme për nxitjen e bashkëpunimit dhe për lidhjen e kompanive lokale me kompanitë multinacionale të cilët kanë investuar në ZZHTI Prilep”, tha Kryeministri Zaev.

 

 

Ai shtoi se krahas krijimit të punësimeve të drejtpërdrejta, kompanitë në zonat  stimulojnë zhvillimin lokal ekonomik në  kuptimin më të gjerë.

“Investime e huaja hapën mundësi të shumta për punësimin e qytetarëve, ndërkaq kompanitë lokale  dhanë mundësi  të bëhen  furnizues të tyre dhe të bëhen pjesë e zinxhirit për furnizim. Në këtë mënyrë, rritet standardi i qytetarëve dhe hapen edhe më shumë vende pune”, potencoi Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zaev.

 

 

Ministri Sugareski theksoi se Qeveria maqedonase është e përkushtuar fuqimisht në investime kapitale gjatë tre viteve të kaluara dhe se për këtë periudhë të shkurtër është bërë ajo që  nuk është bërë në 10 e fundit.

Drejtori i DZZHTI, Mlladeonovski tha se ndërtimi i projektit masiv infrastrukturor për ZZHTI Prilep, është me rëndësi të madhe dhe ju mundëson investitorëve të cilët tanimë punojnë me intensitet të plotë,  si dhe të gjithë kompanive të reja që do të punojnë në këtë zonë,  transport dhe  të shpejtë, efikas dhe stabil dhe lidhje me të gjithë korridoret kryesor për eksport.