Zaev në hapjen e “Kranfild Faundri”: Fillon me punë një nga fabrikat më bashkëkohore në Evropë, me paga mbi mesataren në shtet dhe me potencial të lartë për rritje

Në Probishtip, në zonën industriale Neokazi, shënojmë fillimin e punës të një nga fabrikat më bashkëkohore të këtij lloji në Evropë, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në ngjarjen që shënon fillimin e prodhimtarisë së “Kranfild Faundri”, kompani për prodhimin dhe përpunimin e hedhjes së hekurit gri dhe nodular. 

“Kompania ka angazhuar GemkoKast Metal Tehnoloxhi nga Holanda, lider botëror i specializuar për projektim dhe inxhinieri të kapaciteteve të reja për prodhim dhe përpunim të produkteve të hekurit, DISA nga Danimarka dhe ABP nga Gjermania për teknologji dhe makina, si dhe kompaninë multinacionale Donaldson me seli në SHBA për sistem filtrues për mbrojtjen e mjedisit të punës”, theksoi Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev tha se vëmendje të denjë duhet ti kushtohet qëllimit të pronarit dhe ekipit menaxhues të kompanisë që të investojnë mjete shtesë prej 15 milionë euro për ekspansion të kompanisë në kapacitete të reja dhe prodhime konkurrente në tregun botëror. 

 

“Kjo do të rrit numrin e vendeve të reja të punës në fabrikë dhe paraqet kontribut të madh për komunën dhe rajonin. Nga 58 punëtorë të tanishëm, numri i përgjithshëm i punësimeve të planifikuara, kur projekti investues i tërësishëm do të përfundojë, do të jetë 300. Kjo është një mundësi serioze për qytetarët, për të rinjtë nga komuna të cilët me këto perspektiva të “Kranfild Faundri” fitojnë mundësi reale të shkollohen, të profesionalizohen dhe të punësohen në vend, në vendlindjen e tyre. Arsye edhe më e madhe është që paga mesatare në “Kranfild Faundri” veç më është m[ e lartë se paga mesatare në nivel shtetëror, me potencial për rritje të mëtejshme”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se kjo fabrikë është rezultat i politikave ekonomike të Qeverisë, të cilat kontribuuan për rritjen e bruto prodhimit vendor prej 3,6% dhe për uljen e papunësisë në tre mujorin e tretë të vitit 2019 për 17,1%.

 

Ai shtoi se prioritet kryesor i “Kranfild Faundri” është shëndeti, siguria dhe mirëqenia e punëtorëve dhe të gjithë banorëve në Komunën Probishtip dhe rrethinë dhe se ë këtë drejtim janë ndërmarrë të gjitha masat sipas standardeve evropiane për sigurinë e shëndetit dhe jetës së punëtorëve.

 

“Kranfild Faundri” është kompani për prodhimin dhe përpunimin e hedhjes së hekurit gri dhe të modular, e cila përdor vetëm energji elektrike. Në procesin e punës rreptësisht është i ndaluar përdorimi i lëndëve që përmbajnë materie të dëmshme, me qëllim që prodhimet të plotësojnë të gjitha standardet për cilësi, siguri dhe mbrojtje të mjedisit jetësor”, tha në fjalimin e tij Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev.

 

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev theksoi se bëhet fjalë për një investim i cili nuk ka të bëjë me punë intensive, gjegjësisht bëhet fjalë për investim intensiv kapital, i cili punëson persona profesional me paga të larta.

“Bëhet fjalë për një linjë të automatizuar me teknologji të lartë për dhënien e formës, ndërsa më pas edhe shkrirjen e çelikut, nga i cili do të prodhohen pjesë që dedikohen për ndërtimtarinë, para së gjithash për industrinë automobilistike në të ardhmen, si dhe për qëllime të tjera. “Kranfild Faundri” është kompani e orientuar në eksport dhe do të sjell vlerë të shtuar në vendin tonë”, theksoi Angjushev.

 

Ai shtoi se edhe pse marrëveshja me “Kranfild Faundri” u nënshkrua në vitin 2015, deri më vitin 2018 kishte ngecur në labirintet administrative, kur u lidh edhe aneks marrëveshja e re në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.

 

Ministrja pa portofol e ngarkuar për Investime të Huaja, Zorica Apostollska në fjalimin e saj tha se me realizimin e këtij investimi, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe njëherë dëshmoi përkushtimin thelbësor dhe kujdesin për investitorët e huaj.

“Ndryshimet pozitive dhe të dukshme që i realizuam, përkushtimi institucional dhe përgjegjësia, kushtet stimuluese dhe masat aktive për mbështetjen e investimeve, ishin arsye për të cilën kompania “Kranfild Faundri” vendosi të zgjerojë biznes planin fillestar për këtë investim, me të cilën vlera e investimit u rrit prej 15 në 20 milionë euro dhe krijoi vende të reja pune nga projektimet në fazë fillestare”, theksoi Apostollska.

 

Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe kryetari i Komunës së Probishtipit, Dragan Anastasov i cili tha se “Kranfild Faundri” hapi mundësi për kyçjen e kompanive lokale në zinxhirin furnizues të fabrikës, që do të ndikojë në ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve të Probishtipit dhe rrethinës.