Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me ministren për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska dhe ministrin për Shëndetësi, Venko Filipçe, sot në Qeveri realizuan takim me pensionistët nga rajoni i Shkupit.
Në takim pensionistët me përfaqësuesit qeveritar biseduan për rritjen e ardhshme të pensioneve, për vendosjen e pensionit social dhe zhvillim të shërbimeve sociale në nivel lokal, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pensionistët, të cilat siç ishte konstatuar vijnë si rezultat i stabilizimit të Fondit Pensional dhe rezultateve pozitive nga reformat në sistemin pensional.
“Pensionistët, bashkëqytetarët tanë, prindërit, nënat dhe baballarët, gjyshet dhe gjyshërit, mbi 300 mijë qytetar të vendit tonë, janë pjesë e atyre që meritojnë vëmendjen më të madhe. Kanë investuar jetën e tyre në avancimin e vendit, kanë investuar kapacitet e tyre në vendet e punës, në shtëpi dhe familje. Prandaj meritojnë të kenë ditë pensionale të denjë. Ti shpërblejmë me dinjitet”, tha Kryeministri Zaev në fjalimin e tij para të pranishmëve.
Ai shtoi se rritja e pensioneve ishte rezultat i rritjes pozitive të ekonomisë dhe është përmbushje e paralajmërimit që nga muaji prill kur u konkludua se ekziston një rritje ekonomike në vend.
“Nga muaji i ardhshëm, të gjitha pensionet në shtet i rrisim për 700 denarë të cilat do të hynë në bazën e pensionit. Deri në fund të vitit, pensionet do të harmonizohen edhe për 160 – 200 denarë që do të thotë se në vitin 2020, pensionet do të rriten për rreth 900 denarë. Me këtë rritje në vitin 2020, pensioni mesatar do të jetë rreth 15.500 denarë, ose për tre vite pensioni mesatar do të rritet për 1.746,” theksoi ministrja Carovska.
Në takim u theksua se pensioni mesatar me rritjen e fundit për këtë vit në muajin shtator ishte 14,598 denarë, ndërsa në vitin 2016 ishte 13,754 denarë.
U konstatua se në mënyrë shtesë rritja e tretë në kushte kur ka stabilizim të sistemit pensional, rritje të ekonomisë dhe rritje të pagës minimale për 15 qind dhe rritje për pesë përqind të pagës mesatare është rrjedh pozitive nga zbatimi i reformës pensionale e cila siguron rezultate të shkëlqyera dhe tashmë 11 muaj pensionet paguhen pa huamarrje.
Vetëm për një vit në Fondin Pensional dhe sigurimin invalidor janë kursime prej 3 miliardë denarë, dhe të ardhurat e Fondit u rritën për 10 përqind.
Kryetarja e Lidhjes së Shoqatës së Pensionistëve Stanka Trajkova informoi se mbi 320 mijë pensionistë do të marrin një pension të rritur. Ajo shtoi se me vendosjen e pensionit social për të moshuarit kjo Qeveri edhe njëherë vërteton se në mënyrë të barabartë kujdesët për jetë të denjë të qytetarëve të cilët gjatë jetës së tyre bashkërisht kanë kontribuar në ndërtimin e shoqërisë.
Sipas Ligjit, të drejtën e kompensimit për siguri sociale kanë personat të cilët janë në moshë nga 65 vjet dhe nuk kanë burime të tjera të ekzistencës. Ata duhet të jenë shtetas të vendit tonë për të paktën 15 vjet, të mos marrin pension pleqërie , duke përfshirë edhe personat pa stazh pune.
Për amvisëritë ku burri dhe gruaja i plotësojnë kushtet për shfrytëzimin e pensionit social, kompensimi mujor e shfrytëzon vetëm një anëtar sepse bëhet fjalë për të drejtë nga mbrojtje sociale nuk e lidhur me FSPI.
Me ministrin Filipçe, pensionistët diskutuan për masën e re, heqjen e kuotave të barnave pa recetë, që tregon rezultate të shkëlqyera në tejkalimin e mungesës së barnave me recetë.
“Tashmë tre muaj, barnat janë pacientët mund të gjejnë barna në çdo kohë. Me ndërprerjen e kuotave me recent për barnat në barnatoret në tërë shtetin, e zgjidhim problemin dhjet vjeçar. Të gjithë qytetarët janë të furnizuar me barna sipas nevojave të tyre reale mjekësore. Për personat mbi moshën 64 vjeçare siguruam vaksinim pa pagesë kundër gripit sezonal. Në Propozim-buxhetin për vitin 2020 ndamë mjete për shërim në spital pa pagesë të participimit për pensionistët me pension më të ulët nga pensioni mesatar në vendin tonë”, potencoi ministri Filipçe.
Në takim me pensionistët u diskutua edhe për zhvillimin e planifikuar të shërbimeve sociale në nivel lokal të cilët do ti dedikohen popullatës më të moshuar e cila është në rrezik social si dhe për masat tjera të cilat planifikohen për të vazhduar reformat për përmirësimin e pozitës së pensionistëve.