Kryeministri Zaev dhe drejtori i ESM-së Kovaçevski: Me 19 milion euro do të furnizohemi me mekanizëm për gërmim të qymyrit dhe mbetjeve në REK Bitola, për çka nga viti 2008 deri në vitin 2017 janë harxhuar rreth 230 milion euro

Elektranat e Maqedonisë së Veriut, të cilat këtë vit shënojnë rezultatet jashtëzakonisht të suksesshme si vazhdimësi të politikave të suksesshme afariste nga viti 2017 e këndej, sot para qytetarëve të vendit tonë, del edhe me një vendim korporativ të përgjegjshëm: 19 milion si pjesë e përfitimit të kompanisë këtë vit do të investohet për furnizim me mekanizëm ndihmës për REK Bitola për gërmimin qymyrit, theksoi Kryetari i Qeverisë RMV-së, Zoran Zaev në konferencën për shtyp në Qeveri, në të cilën së bashku  me drejtorin e përgjithshëm SHA ESM, mr. Vasko Kovaçevski, informuan për tenderin e publikuar për blerjen e mekanizmit ndihmës për REK Bitola.  

Kryeministri Zaev këtë hap e vlerësoi si shumë  të rëndësishëm i cili vjen si rezultat i përgatitjes të tërësishme dhe të planit të përgatitur mirë si dhe vlerësimin sipas të cilit REK Bitola në të ardhmen do të mund të mbështetet në mekanizmin e saj ndihmës në procesin e gërmimit të qymyrit.

 

“Ky vendim ka rëndësi të veçantë kur dihet se në 10-të vitet e fundit për angazhimin e mekanizmit ndihmës nga firmat e jashtme, REK Bitola ka paguar 100 milion euro. Për këtë arsye ky vendim i Elektranave të Maqedonisë së Veriut dhe të REK Bitola është vendim modestë.  Edhe më tepër pasi që pritjet janë se ekziston nga një numër I madh kompanish për të marr pjesë në këtë furnizim dhe konkurrenca mund të ndikoj edhe në uljen e shumës së planifikuar për këtë shërbim”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

 

 

 

 

 

 

 

Në fjalimin e tij Kryeministri Zaev shtoi se sipas ligjit për furnizimet publike kriteri për marrjen e tenderit nuk është vetëm çmimi më i ulët por edhe cilësia dhe se është vërtetuar saktësisht formula e precizuar e cila duhet të siguroj cilësi më të mirë me çmim më të volitshëm.

 

“Kjo me të vërtet është një mënyrë modeste e sjelljes dhe kujdesit për tërheqjen e vlerës së shtuar të investimeve të Elektranave të Maqedonisë së Veriut dhe REK Bitola. Si rezultat i punës së tillë, gjatë dy viteve të fundit Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhanë  kontributin e tyre në procesin e shpalljes së Maqedonisë së Veriut për kampion në energjetik”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se çmimi i rrymës nuk rritet më dhe sot kemi çmim më të ulët të rrymës në Evropë si rezultat i politikave të mira në interes të shtetit dhe në interes të qytetarëve.

 

Sot, Elektranat e Maqedonisë së Veriut nuk blejnë energji elektrike, përkundrazi shesin energji në tregjet evropiane dhe për dy vite shiten energji në vlerë prej 40 milion euro.

 

Drejtori i Përgjithshëm i ESM-së Vasko Kovaçevski informoi se me tenderin  do të furnizohen 47 copë mekanizëm për gërmimin e qymyrit dhe mbetjes ndërsa më tutje do të sigurohet edhe llojit tjetër i mekanizmit me çka tërësisht do të eliminojë  nevojën për angazhimin e firmave të jashtme.

 

"Tenderi është krijuar në mënyrë që të siguroj konkurrencë më të madhe dhe në shpallje të paraqiten  prodhuesit më të mirë në botë të këtij lloji të  mekanizmit. Nëse procedura e tenderimit bëhet brenda afateve, ne presim që shumica e mekanizmit të dorëzohen në vitin e ardhshëm, "informoi Kovaçevski.

 

 

 

 

 

 

Kovaçevski tregoi të dhëna sipas të cilave nga viti 2008 deri më sot për gërmimin qymyrit dhe mbetjes si dhe për angazhimin e mekanizmit ndihmës nga firmat e jashtme janë paguar afër 100 milion euro.

 

“Shpenzimet padyshim tregojnë se nga viti 2017 shumat ulen, dhe se për dallim nga 30 apo 40 milion euro në vit për gërmimin e qymyrit shuma janë ulur për dhjetëra milion euro, ndërsa  në të njëjtën kohë REK Bitola prodhon energji elektrike më shumë se kohë më parë. Për shembull këtë vit prodhimi është tejkaluar për 13 % potencoi  drejtori i përgjithshëm i ESM-së dhe shtoi se ESM dhe REK Bitola, përveç rritjes së prodhimit dhe shpenzimeve të ulura, gjithashtu investojnë edhe në mbrojtjen e mjedisit jetësorë.