Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski mbajtën fjalim në ngjarjen për fillimin e punëve për ndërrimin e Repartit të ri për krim teknikë dhe laboratorë mjeko-ligjorë.
Në vazhdim ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Zaev:
“Sot me të vërtetë ndajmë kënaqësinë dhe me kënaqësi të madhe pranoj ftesën për fillimin e punëve për ndërtimin e një Reparti të ri për krim teknikë dhe laboratorë mjeko-ligjorë.
Me këtë ngjarje hapet një faqe e re në historinë e shërbimit për krim teknikë në vendin tonë.
Me ndërtimin e këtij objekti përfundimisht përmirësohen kushtet për punë të punonjësve për krim teknikë në hapësirat e reja laboratorike dhe ambientet e zyrës. Ndjekim hapin me procedurat moderne në këtë fushë dhe harmonizimin e tyre me praktikat dhe standardet më të mira evropiane.
Jam i bindur se ky investim do të japë kontribut të madh në sistemin e jurisprudencës në vendin tonë, sepse shërbimet të cilat i ofrojnë laboratorët e mjekësisë ligjore janë të rëndësishme në të gjitha procedurat e gjykatave dhe të prokurorive.
Përfitime nga kushtet që i ofron objekti i ri do të kenë qytetarët, si përdorues përfundimtarë të shërbimeve. Mjekësia ligjore moderne do të do të kontribuojë për efikasitet dhe efektivitet më të madh të procedurave gjyqësore me zbatimin në kohë, cilësor dhe profesional të analizave dhe ekspertizave të nevojshme.
Ky, moment historik për shërbimin tonë mjeko-ligjor, përputhet me një proces tjetër të rëndësishëm i cili kryhet në Repartin për hulumtime krim teknike dhe të ekspertizës, ndërsa ky është akreditimi i laboratorëve mjeko-ligjorë.
Sistemi për cilësi i cili është zbatuar në këto laboratorë është promovuar me sukses në përputhje me kërkesat e versionit të ri të standardeve ISO nga ana e Institutit për akreditim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Investimi, me vlerë të përgjithshme prej 3 milionë euro e më tepër, është në kuadër të programit IPA dhe përfshin ndërtimin e hapësirave të reja për Repartin për hulumtime krim teknike dhe të ekspertizës, duke përfshirë laboratorët e mjekësisë ligjore.
Me këtë rast, ju inkurajoj edhe më tej të bëni investime të reja. Qeveria dhe institucionet mbeten partneri juaj në avancimin e kushteve profesionale të punës dhe harmonizim i tyre me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Dëshiroj të falënderoj taksapaguesit e BE-së, që përmes pagesës së tyre të tatimeve drejtpërdrejtë mundësuan EU-ja të vazhdojë të na ndihmojë pikërisht përmes këtij projekti të mrekullueshëm, që përfundimisht do të thotë kapacitete dhe standarde të përforcuara, jo vetëm të MPB, por edhe të vendit tonë, Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Punonjësve u dëshiroj ndërtim të shpejtë të ndërtesës, deri në fund të vitit 2020 është pikë referimi ynë i realizimit. Besoj se këtu do të përmbushim pritjet e shumë punëtorëve, qytetarëve tanë, ekspertëve dhe profesionistëve, të cilët në standarde dhe kushte moderne do të mund të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët, para së gjithash për gjyqësorin dhe prokurorinë.
Le të jetë me fat dhe të kryhet me lehtësi”.