Nga 1 janari pagat të rreth 20,000 punëtorëve në shkollat fillore dhe rreth 8,000 në shkollat e mesme, do të jenë më të larta për 10 %, që bashkë me rritjen e pagave të punëtorëve në institucionet e larta arsimore, me rreth 4,500 të punësuar dhe të punësuarve në institucionet publike shkencore, ku janë të përfshirë 220 punëtore, arrihet deri te numri i përgjithshëm të 32,700 qytetarë – të punësuar në arsim dhe shkencë të cilët duke filluar nga muaji i parë i vitit 2020 do të marrin paga më të larta.
Me rritjen e pagave prej 10 % nga 1 janari, rritja e përgjithshme e pagave në arsimin fillor, të mesëm, të lartë dhe në shkencë, do të jetë 20.6 % duke pasur parasysh dy rritjet paraprake për vetëm një vit dy herë nga 5 %. Qeveria e mëparshme për rreth 7 vite siguroi rritje të pagave në arsim për vetëm 850 denarë. Ne për 2 vite e gjysmë e rritëm për 2,150 denarë”, tha Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në nënshkrimin e marrëveshjeve për rritjen e pagave në arsim dhe shkencë mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, që sot u mbajt në Qeveri.
Duke uruar për marrëveshjet e nënshkruara, Kryeministri Zaev theksoi se rritja e pagave në arsim dhe shkencë, si dhe në sektorët e mbrojtjes sociale dhe të shëndetësisë, vjen nga përcaktimi i Buxhetit për vitin 2020 që të jetë i përkushtuar në investime të kapitalit njerëzor.
“Ky është investim për të ardhmen tonë, për rritjen ekonomike. Ky është një investim dhe një nga mënyrat për zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha si ti mbajmë qytetarët tanë në vend, si tu ofrojmë kushte më të mira dhe ti bëjmë më të lumtur dhe më të motivuar në vendet e tyre të punës. Kjo Qeveri ka vendosur që ta ndërpres ngecjen në investimin në njerëz në këto sektorë. Ne e nxisim investimin në kapitalin njerëzor edhe në këtë drejtim, në Buxhetin e vitit 2020, në funksionet e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale, investojmë tërësisht 154 miliardë denarë. Kjo është rritje prej më shumë se 10 miliardë denarë me rebalancin nga viti 2019, gjegjësisht Buxheti i fundit”, tha Kryeministri Zaev.
Ai shtoi se investimi në arsim bëhet për shkak se skenarët e ardhshëm për zhvillim të shoqërisë sonë në sektorin politik, social, kulturor dhe ekonomik, do të varen nga kontributi i nxënësve në shkollat tona sot.
“Investimi në kapitalin njerëzor dhe në arsim, tek arsimtarët, profesorët dhe punëtorët shkencor është hapi i parë që e bëjmë. Dhe nuk do të ndalemi këtu, sepse hapi i parë dhe çdo hap tjetër, janë pjesë e ambicies të krijojmë sistem arsimor i cili do të jetë gjenerator i zhvillimit tonë shoqëror dhe ekonomik”, tha Kryeministri Zaev në fjalimin e tij në nënshkrimin e marrëveshjeve për rritjen e pagave në arsim dhe shkencë.
Ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi gjatë fjalimit të tij potencoi se arsimtarët janë zinxhiri më i rëndësishëm në sistemin edukativ-arsimor dhe se nga ata, nga motivimi i tyre për punë dhe kënaqësi, nga zbatimi i obligimeve të punës, më së shumti varet kualiteti i gjeneratave të ardhshme.
“Pa arsimtarë të motivuar, nuk ka përparim. Dëshpërimi ose niveli optimal i kënaqësisë tek ata mund të garantojë vetëm funksionim mekanik të sistemit edukativ në fushën e shërbimit arsimor për qytetarët të cilat në fakt burojnë nga kushtetuta dhe nga rregulloret tjera juridike në vend, por jo edhe diçka më shumë”, theksoi ministri Ademi.
Kryetari SASHK-ut, Jakim Nedellkov, në konferencën për shtyp shprehu kënaqësi nga marrëveshja e arritur dhe përshëndeti dialogun korrekt social që është vendosur mes Qeverisë dhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë i cili solli hapërim pozitiv me të cilin u arrit rritja historike më e lartë e pagave në arsim për një periudhë shumë të shkurtë.