Në vitin 2019 në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik kanë arritur pothuajse 487 aplikacione për mbështetje, që është 3 fish më shumë se thirrja e parë në vitin 2015, kur janë paraqitur 158 aplikacione. Qeveria ndoqi interesin e madh, prandaj Buxhetin për mbështetjen e inovacioneve prej 1.2 milionë euro për vitin 2015, në vitin 2019 e rriti për pothuajse 11.2 milionë euro, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në prezantimin e punës së FIZhT-së në vitin 2019 dhe fushatës “Krijojmë tregime të suksesshme”, në të cilën mbajtën fjalim edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për resorët ekonomikë, Koço Angjushev dhe drejtori i FIZhT-së, Jovan Despotovski.
“Rezultatet nga projektet e miratuara janë të shkëlqyeshme. Në kompanitë që morën mbështetje përmes FIZhT-së të ardhurat e punës u rritën për 50%, fitimi neto pësoi rritje marramendëse për 64%, numri i të punësuarve u rrit për 27%, ndërsa paga mesatare mujore u rrit për 40%.
Pothuajse 839.3 mijë euro ose 39% nga mjetet që janë ndarë si grande”, njoftoi Kryeministri Zaev, janë kthyer në Buxhet përmes tatimin të fitimit dhe të ardhurave të detyrueshme në kompanitë që kanë marrë mbështetje.
“Numri i përgjithshëm i punonjësve në kompanitë me grande është 769 të punësuar, nga të cilët pothuajse 360 janë vende të reja duke falënderuar mbështetjen financiare të FIZhT. Paga mesatare në këto kompani është 700 euro. Këto janë numra të suksesit. Ky është numri që e bën të madhe buzëqeshjen e 769 personave të punësuar”, tha Kryeministri Zaev.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev theksoi se një nga detyrat kryesore të Qeverisë në fillimin e mandatit ishte të krijohen masa konkrete dhe efikase me të cilat u mundësua mbështetje reale dhe e fuqishme e ekonomisë maqedonase me Planin për rritje ekonomike, i cili bazohet në tre shtylla.
“Masat e shtyllës së tretë të Planit për rritje ekonomike janë të orientuara konkretisht drejt kompanive mikro të vogla dhe të mesme dhe janë zbatuar pikërisht përmes FIZhT. Dy vitet e kaluara përmes më tepër instrumenteve janë mbështetur në gjithsej 314 kompani në vlerë prej 57 milionë euro, nga të cilat 22 milionë euro janë pjesëmarrje e vetë kompanive, ndërsa afërsisht 35 milionë euro janë mjete të cilat janë dedikuar nga Fondi, gjegjësisht Buxheti i Maqedonisë së Veriut dhe mjetet financiare të Bankës Botërore. Mesazhi kryesor i këtyre projekteve për të gjithë qytetarët, veçanërisht për të rinjtë është: qëndroni në RMV dhe mos pritni të punësoheni. Krijoni firmën tuaj, krijoni prodhimet tuaja, shteti do tu ndihmojë në zhvillimin dhe komercializimin e produkteve”, tha Angjushev.
Drejtori i FIZhT, Jovan Despotovski tha se familja e FIZhT-së në dy vitet e kaluara u rrit në 314 kompani, 54 shkolla të mbështetura dhe mbi 30 organizata për partneritet.
Politika jonë dhe përkushtimi ynë është të vazhdojë mbështetja e ekonomisë”, tha drejtori i FIZhT-së Jovan Despotovski në prezantimin e punës së FIZhT-së në vitin 2019 dhe fushatës “Krijojmë tregime të suksesshme”.