Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, dërgoi telegram urimi deri te Sebastian Kurc, për rizgjedhjen në funksionin kancelar federal i Republikës së Austrisë, si dhe deri te Pendro Sançez, për rizgjedhjen në postin e Kryeministrit të Mbretërisë së Spanjës.
Në telegram urimin, Kryeministri Spasovski, kanceralit Kurc dhe Kryeministrit Sançez, u dëshiron suksese në angazhimet e mëtutjeshme dhe e theksoi rëndësinë e raporteve të mira të Maqedonisë së Veriut, me Austrinë dhe Spanjën.
Kryeministri Spasovski, në urimin deri te Kryeministri Sançez shtoi:
“Shprehi falënderim për mbështetjen që Spanja plotësisht dhe në vazhdimësi ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rrugën drejt integrimit evropian dhe euroatlanik. Jam i bindur se bashkëpunimi i fuqishëm vijues në kuadër të NATO-s, në rolin e aleatëve formal dhe partner në Aleancë, do të kontribuojë në përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit, si të rajonit tonë, ashtu edhe të Evropës. Besoj se me përpjekje dhe angazhim të përbashkët, në periudhën që vijon, do të kontribuojmë edhe drejt përforcimit të mëtutjeshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit tonë”.
Në urimin deri te kancelari Kurc, Kryeministri Spasovski shkroi:
“Shpreh gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim avancimin shtesë të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, në frymën e miqësisë dhe kuptimit të ndërsjellë. “E shprehi falënderimin tonë për mbështetjen e fortë të deritanishme nga Austria, në rrugën drejt integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, me shpresë që bashkëpunimi në këtë plan, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me intensitet jo të zvogëluar, si deri tani”.