Kryeministri Spasovski, zëvendëskryeministrja Carovska, zëvendësministrja Shkrijel, drejtoresha e DAP Llukarevska dhe kryetari i Komunës Boçvarski për vizitë në kompaninë “Albatros” në Shtip - Rritja e pagës minimale dhe masa e subvencionit të kontribute

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrja Milla Carovska, zëvendësministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijel, drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska, dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, në kuadër  të aktiviteteve përpara mbledhjes së Qeverisë që do të mbahet në Shtip, vizituan kompaninë e tekstilit Albatros, ku u takuam me menaxhmentin.

Kryeministri Spasovski, pas përfundimit të vizitës në një deklaratë për media, potencoi se Qeveria bashkërisht me shoqatat e punëdhënësve dhe  shoqatat sindikaliste, me përkushtim punojnë për një qëllim të njëjtë: si të përmisohen kushtet edhe për punëdhënësit dhe për punonjësit dhe si një nga përfitimet më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi të përbashkët e veçoi partneritetin e fuqishëm të ndërtuar, e cila I mungonte shoqërisë maqedonase në periudhën e kaluar.

“Në dy vjet e gjysmë vitet e kaluara  filluam  procese shumë të rëndësishme dhe do të vazhdojmë  edhe më tutje të ndihmojmë ekonominë, punëdhënësit, ti  heqim pengesat për zhvillimin e biznesit, dhe nga ana tjetër, ti mbrojmë punëtorët dhe të drejtat e punëtorëve. Këto dy gjëra janë të lidhura, sepse nëse njëri prej këtyre partnerëve është i pakënaqur, atëherë nuk kemi asnjë rezultat. Këtu kemi një përfaqësues të punëdhënësve dhe kemi një përfaqësues të punëtorëve, dhe së bashku shohim të gjitha nevojat që kanë të bëjnë me industrinë e tekstilit. Për Shtipin, për industrinë e tekstilit  ishte shumë e rëndësishme që të përcaktonte pagën minimale. Jam krenar që Qeveria arriti të rrisë pagën minimale me 60% dhe sot është 14. 500 denarë. Megjithatë nuk ndalemi këtu, por me dialog do të vazhdojmë që më tutje ta rrisim pagën minimale, siç do të ndryshohen edhe kushtet për udhëheqje të biznesit në shtet dhe si do të rritet ekonomia. Me të vërtetë moment shumë i rëndësishëm është ai që për herë të parë barazohet paga minimale për të gjitha degët dhe për industrinë e lëkurës dhe për industrinë e tekstilit, që nuk ishte rast deri më tani,” potencoi Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.

Zëvendëskryeministrja Milla Carovska për Çështje Evropiane, Carovska, theksoi se pas sjelljes së ligjit për subvencionim të kontributeve, rritjen e pagave si dhe atë minimale, punët në sektorin e tekstilit janë stabilizuar.

“Kjo Qeveri nuk po bën asnjë hap që është jashtë konsultimeve ose një hap i dhunshëm që do të nënkuptojë zbatimin e politikave të caktuara, qoftë për punëtorët, ose për punëdhënësit. Pikërisht përmes atij dialogu social treguam se e miratuam pagën minimale, e cila sot është 14.500 denarë, ndërsa e cila është në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së punëtorëve, assesi në kurriz dhe me presion të punëdhënësve, jo me barrën dhe me presionin e punëdhënësve, por përkundrazi  në mënyrë paralele kemi miratuar një politikë të subvencionimit të kontributeve të pagave dhe rritjes së tyre në 6,000 denarë, të jetë në gjendje në thelb të ulë ndjeshëm presionin që pagat e tjera të rriten mbi pagën minimale. Pamë se ky shfrytëzim ishte i shkëlqyeshëm  dhe se muajin e kaluar kemi paguar më shumë se 45,000 punonjës për të marrë një ngritje pagash. Me këtë lloj dialogu ne vërtet sigurojmë që kompanitë të rriten, por në të njëjtën kohë të rrisin pagat e punëtorëve dhe që të mund që  që ekonomia dhe zhvillimi njëherit dhe  dinamika në vendin tonë të jenë më e fortë  dhe më e mirë,” theksoi zëvendëskryeministrja Carovska.

 

 

Drejtoresha e DAP-it, Lukarevska konfirmoi gjithashtu se subvencionet qeveritare dhe të gjitha ato masa që kontribuojnë në përmirësimin e standardit në vendin tonë japin rezultatet e tyre.
 

“Përveç rritjes së pagës minimale, mund të themi edhe për suksesin e masës për të subvencionuar kontributet me paga më të larta. Dëshmi e politikave të suksesshme që i zbaton dhe do të vazhdoj ti zbatoj Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është se ne duam të ndërtojmë një partneritet të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, midis Qeverisë dhe komunitetit të biznesit. Duke avancuar  masat ekonomike do të kemi një standard më të lartë për punëtorët, punëdhënës të kënaqur dhe gjithashtu  një shtet të suksesshëm stabil dhe ekonomikë në të cilën jetojmë të gjithë,” tha Llukarevska.

Përfaqësuesja e Punëtorëve, Kristina Ampeva e Shoqatës “Punëtor i zëshëm i tekstilit” e nxori në pah krenarinë që para tre vjet e gjysmë me zëvendëskryeministren e tanishme Carovska, është biseduar për një rendiment të standardizuar në të cilin varej paga minimale e atëhershme prej 9,000, dhe tani paga minimale ka arritur në 14.500 denarë dhe punëdhënësit nuk duhet të paguajnë paga më të ulta.

Angel Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve theksoi në klasterin e tekstilit që respektojnë se ka shumë ndërmarrje që respektojnë ligjet e punës dhe të gjitha standardet sociale dhe ekonomike, dhe kompania Albatros është vetëm një shembull.

“Ligji për subvencionimin e kontributeve  për rritjen e pagave shihet se funksionon  në kompanitë që kanë bërë rritjen për shkak të ligjit të pagave minimale, në një farë mënyre, për shkak të detyrimeve ligjore, por edhe në ndërmarrjet që e kanë bërë atë për të motivuar punëtorët e tyre dhe për të punuar më produktivisht. Në të dyja rastet, ligji inkurajon punëdhënësit të ndërmarrin masa të tilla, të investojnë në automatizim më të mirë, në kushte më të mira, në prodhim më të mirë dhe të rrisin pagat. Vetëm në këtë mënyrë mund të merremi me konkurrencën e huaj dhe të mbajmë punëtorët e mirë në vendin tonë”, tha Dimitrov.