Kryeministri Spasovski në hapjen e kalimit kufitar Bellanoc-Stançiq: Mundësojmë kushte për zhvillimin e lidhjeve të biznesit dhe për përparimin ekonomik të qytetarëve të rajonit që i lidh Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski i shoqëruar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë, i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Sadulla Duraki, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, si dhe drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Talevski, morën pjesë në hapjen e kalimit të ri kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Bellanoc-Stançiq.

Ndërtimi i kalimit të ri kufitar u realizua me ndihmën e Bashkimit Evropian përmes Instrumentit për bashkëpunim ndërkufitar IPA me 1,2 milionë euro, si dhe me bashkëfinancimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut me 105 mijë euro.

Në praninë e ministrave dhe të Qeverisë së Kosovës, kryetarëve të komunave fqinje dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve për menaxhim kufitar dhe doganor të të dyja vendeve, Kryeministri Spasovski në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e ngjarjes, duke e veçuar si lidhje shtesë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe si një projekt i cili ka dimension politik të rëndësishëm edhe për një depërtim para për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Rezultat i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona është edhe përfundimi i suksesshëm i këtij kalimi kufitar. Kalimi kufitar është dëshmi për vullnetin e mirë dhe punën e përbashkët dhe përkushtimin në interes të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit në këtë rajon”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Ai shtoi se me kalimin e ri lehtësohet komunikimi i ndërsjellë i qytetarëve të komunave Likovë dhe Gjilan, si dhe mes komunave fqinje, që paraqet parakusht të mirë për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon, që paraqet kushte për zhvillimin e lidhjeve të biznesit dhe përparimit ekonomik të rajonit ku lidhen Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

“Këtë objekt që shikoni prapa nesh, nuk është vetëm një kalim kufitar, por një objekt i përbashkët i të dyja vendeve i ndërtuar në vetë pikën kufitare, që paraqet projekt jashtëzakonisht të ndërlikuar. Realizimi i tij kishte domethënie të harmonizimit të aktiviteteve me legjislacionin e të dyja vendeve, koordinimin e institucioneve të të dyja vendeve, por edhe respektimin e të gjitha kritereve evropiane gjatë zbatimit të tij, duke pasur parasysh se mjetet për këtë projekt janë siguruar përmes fondeve evropiane IPA të dedikuara për të dyja shtetet”, tha në fjalimin e tij Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Kalimi kufitar është projekt i vërtetë evropian, shembull për atë se si duhet të bashkëpunojnë fqinjët në Ballkan, duke krijuar projekte të përbashkëta me të cilat krijohen kushte më të mira për qytetarët.

Në hapjen e kalimit të ri kufitar mbajti fjalim edhe Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili theksoi se projektet e tilla janë të mira për qytetarët e të dyja vendeve dhe rajonit dhe paraqet nxitje për bashkëpunim intensiv dhe zgjidhje të të gjitha sfidave të vendeve fqinje.

Të gjithë folësit shprehën falënderime të veçanta deri te ambasadorët e BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Samuell Zhbogar dhe Natalia Apostollova, të cilët ndihmuan që të realizohet ky projekt i cili dëshmon se të dyja vendet seriozisht janë të orientuara drejt realizimit të ambicieve të tyre evropiane.