Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe me drejtorin e Konviktit studentor shtetëror, Dario Nikollovski, kryen inspektimin e punëve të përfunduara për rinovimin e bllokut V dhe G në Konviktin studentor “Goce Dellçev”.
Në këtë konvikt studentor përfundoi rinovimi dhe në mënyrë të tërësishme janë rregulluar dhomat studentore me kapacitet për 600 studentë, në të cilat janë ndërtuat tualete të reja, janë vendosur sisteme për mbikëqyrje me kamerë dhe për parandalimin e zjarreve, ndërsa në fazë përfundimtare janë aktivitetet për rregullimin e plotë të oborrit. Po vendosen ulëse të reja, ndriçim, gjelbërim, parkingje për biçikleta, rampe për kontrollin e hyrjes dhe daljes, si dhe është siguruar qasje për automjete speciale.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe nga koalicioni qysh ne fillimin e mandatit të tyre në vitin 2017, filluan me investime serioze dhe sistematike për përmirësimin e standardit të nxënësve dhe të studentëve, si dhe për mundësimin e kushteve më të mira për studentët, për përditshmërinë e tyre në konviktet studentore. Të rinjtë, nxënësit dhe studentët, janë ardhmëria e shtetit dhe prandaj është e nevojshme që vazhdimisht të investohet për ta. Me përgjegjësinë më të madhe morëm iniciativa thelbësore në këtë drejtim dhe vazhdojmë me masat që kanë domethënien e kushteve më të mira, standardit më të lartë, gjegjësisht jetë më të mirë për të gjithë të rinjtë në vendin tonë”, tha Spasovski në deklaratën për media.
Kryeministri Spasovski kumtoi se përveç renovimit të plotë të bllokut V dhe G në konviktin “Goce Dellçev”, po punohet edhe në rinovimin e madh të ndërtesave 1 dhe 2 në lagjen studentore “Stiv Naumov”, si dhe në rregullimin e hapësirave të përbashkëta për trajnim dhe shoqërim të studentëve në “Kuzman”.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi theksoi se Qeveria mban kujdes të vazhdueshëm për avancimin e standardit të studentëve.
Konviktit studentor shtetëror, Dario Nikollovski, potencoi se në pakon e ndryshimeve për standard më të mirë studentor dhe për kthim të cilësisë në jetën studentore, ndryshime të rëndësishme dhe cilësore janë bërë edhe te ushqimi në restorantet studentore.
Në këtë drejtim është edhe zgjidhja e re ligjore për subvencionimin e vakt të subvencionuar për të gjithë studentët e rregullt, të cilët janë në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe ato private në vendin tonë.
Subvencionimi është 2.400 denarë në muaj apo 120 denarë në ditë dhe do të jetë në llogari të Buxhetit shtetëror, ndërsa do tu paguhet ofruesve të shërbimeve në restorantet të cilat i kanë shërbyer studentët.
Në deklaratat për media u theksua se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbeten të fokusuara në politikat për mbështetjen dhe për standard më të mirë për të rinjtë dhe studentët, për krijimin e kushteve që të arsimohen në vend dhe ti njohin dhe pranojnë mundësitë që të japin kontributin e tyre në zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë.