Në organizim të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare sot, në Qeveri u zhvillua debat publik në kuadër të përgatitjeve për miratimin e Programit për ngritjen e vetëdijes publike për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Në debat, krahas Kryeministrit Spasovski fjalime hyrëse mbajtën edhe zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Sadulla Duraki, drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive, Ilhan Rahman dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ilber Sela, ndërsa moderator i ngjarjes ishte Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Tahir Hani.
Në fjalim, Kryeministri Spasovski theksoi se ky debat është edhe një hap i përbashkët që në mënyrë më të mirë të promovohet dhe praktikohet përcaktimi strategjik i Qeverisë për ndërtimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, të frymëzuar nga ideja e madhe evropiane – Të bashkuar në diversitetet.
“Që nga formimi në vitin 2017, Qeveria në mënyrë të vazhdueshme punon në krijimin e një shoqërie të qëndrueshme civile në të cilën është afirmuar respekti i ndërsjellë mes të gjitha bashkësive etnike në vend, njëkohësisht me njohjen dallimeve etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore. Këtë qëllim në vete e bashkon veçantia dhe thelbi i unitetit tonë dhe në këtë drejtim jam i bindur se të gjithë pjesëmarrësit në debatin e sotëm do të japin kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim”, theksoi Spasovski.
Ai theksoi se, duke u nisur nga Strategjia Nacionale për Zhvillimin e Konceptit Një shoqëri dhe interkulturalizëm, si dhe nga detyrimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e ngarkuar të përpilojë Program për ngritjen e vetëdijes publike për zbatimin konsekuent të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve bazohet në promovimin e vlerave themelore njerëzore, barazinë e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe respektimin e diversiteteve. Koncepti i diversitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të pranohet si një urë mes bashkësive të ndryshme etnike në vend. Si imazh ekuivalent i konceptit të Bashkësisë Evropiane dhe NATO-s, si organizata të cilat në diversitet kanë gjetur dhe e forcojnë unitetin dhe bashkësinë”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Në të njëjtë kohë, ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga viti 2017, u përcaktua tu mundësojë të gjithë qytetarëve më lehtë të funksionojnë në jetën e përditshme dhe në komunikimet me institucionet.
“U përcaktuam për politika që e ndërtojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet civil i të gjithë qytetarëve që jetojnë në të: maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë dhe të gjithë komunitetet e tjera. Krijojmë politika gjuhësore të cilat përputhen me nevojat e qytetarëve të të gjithë bashkësive etnike. Nëse një qytetar ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij amtare, me këtë nuk humbin qytetarët e tjerë, por fiton Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet civil dhe demokratik”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Ai theksoi se maqedonasit si popull me shumicë në vendin tonë kanë përgjegjësinë të krijojnë politika dhe atmosferë për ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin, afirmimin dhe mbështetjen e përdorimit të të gjitha gjuhëve të tjera të përfaqësuesve të qytetarëve që jetojnë në vendin tonë.
“Gjuha maqedonase sot është e njohur në të gjithë botën. Është i barabartë me të gjitha gjuhët botërore. E shënuar si gjuha maqedonase në letër njoftim dhe në katalogun e kombeve në Kombet e Bashkuara. Siç është i veçantë dhe i barabartë populli maqedonas në bashkësinë e kombeve”, nënvizoi Kryeministri Spasovski.
Në fjalimin e tij, Kryetari i Qeverisë Spasovski theksoi se në nivel qendror, me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve përdoret gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj dhe gjuha shqipe dhe alfabeti i saj, përderisa në nivel lokal përdoren më shumë gjuhë, përveç gjuhës maqedonase.
“Gjuha shqipe përdoret në 25 komuna, gjuha turke në 10 komune, gjuha serbe në 3 komuna, gjuha rome në 2 komuna, gjuha boshnjake në 2 komunave, ndërkaq gjuha e vllahëve në një komunë. Kjo tregon hapjen e shoqërisë së shtetit tonë në të gjitha nivelet, veçanërisht duke marrë parasysh se në disa prej komunave ku përdoren më shumë gjuhë, kjo është bërë me vendim të këshillit, dhe jo për shkak të përcaktimit ligjor, gjë që tregon dëshirën e institucioneve që të jenë të hapura dhe të qasshme ndaj të gjithë qytetarëve,” theksoi Kryeministri Spasovski.
Në fund të fjalimit, Kryeministri Spasovski me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, përveç në maqedonisht, dërgoi urime edhe në gjuhën turke, rome dhe shqipe.
Ministri Duraki gjatë fjalimit të tij u ndal në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me çka theksoi se një segment domethënës në zbatimin e saj është ekzistimi i vullnetit dhe vetëdijes tek qytetarët për laramanin gjuhësore dhe theksoi se dallimet gjuhësore duhet të shihen si vlerë dhe jo si pengesë.
“Në qershor të vitit të kaluar, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive filloi me punë. Padyshim, në periudhën e ardhshme kjo Ministri, së bashku me Agjencinë për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve dhe Inspektorati për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, do të jenë institucione kyçe në krijimin dhe zbatimin e politikave për përdorimin e gjuhës shqipe në RMV. Por, ndihma e të gjitha institucioneve në Sektorin Publik, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve në RMV është më se e nevojshme në zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, vlerësoi Duraki.
Ne debatin publik fjalim mbajti edhe drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive, Ilhan Rahman, i cili theksoi se RMV është një shembull i suksesshëm në lidhje me spektrin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive. Gjithashtu ai theksoi se nevojiten zgjidhje dhe masa shtesë sistematike për të mbrojtur gjuhët e bashkësive më të vogla, veçanërisht ato me numër më të vogël folësish si gjuha vllahe.
Fjalim mbajti edhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës të cilën e flasin së paku 20 % e qytetarëve të RMV-së, Ylber Sela, i cili theksoi se përdorimin i gjërë i gjuhëve është reflektim i kapaciteteve demokratike të një shoqërie, por edhe e drejtë themelore njerëzore.
Drejtori Sela u ndal edhe në sfidat rreth zbatimit praktik të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe theksoi se duhet të zbatohet përmes mirëkuptimit, dialogut dhe tolerancë për dallimet.
Në debatin publik në Qeveri, morën pjesë shumë përfaqësues nga opinioni publik dhe një pjesë e tyre gjatë debatit e përshëndetën Nismën të bisedohet për avancimin dhe respektimin e përdorimit të gjuhës amtare duke ruajtur dallimet dhe respektimin e gjuhëve të të gjithë popujve.
Në të gjithë botën, sot dhe nesër, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara dhe UNESKO-s, organizohen ngjarje nëpërmjet të cilave promovohen ruajtja dhe afirmimi i të gjithë gjuhëve që i flasin të gjithë popujt në botë. Tema që e rekomandoi UNESKO për shënimin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare është “Gjuhë pa kufi”.