Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbaj mbledhjen e saj 13-të të rregullt me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe nga interesi për qytetarët.
Në këtë mbledhje, Qeveria do të shqyrtojë informacionin për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian në periudhën 1 qershor – 31 dhjetor të vitit 2019.
Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes ministrat në Qeveri do të deklarohen për informacionin për përditësimin e Draft-strategjisë për mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë mbledhje është edhe pika për informacionin me analizë për zbatimin e Ligjit për të drejtat e fëmijëve, të cilin do ta prezantoj Ministria e Drejtësisë, si dhe informacioni për nevojat e Ministrisë së Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor, në lidhje monitorimin e ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me propozim të Shoqatë Aksionare për prodhimin e energjisë elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) në pronësi shtetërore, Qeveria sot do të jep mendim për planin financiar, programin investues vjetor dhe planin vjetor furnizime publike SHA EMV për vitin 2020.
Në mbledhje do të shqyrtohet edhe programi vjetor për punë për vitin 2020, si dhe informacioni për realizimin e Projektit “Kartela për të rinjtë” të Agjencisë për të Rinj dhe Sport.
Mbledhja e rregullt e 13-të e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është paraparë të filloj në orën 12:00.