Brifing në Qeveri me kryeredaktorët dhe redaktorët e mediave mbi masat e reja për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarja në Qeveri e ngarkuar për Resorët Ekonomik, Milla Carovska, ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonull Bajraktar dhe ministri i ngarkuar për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, mbajtën brifing me rreth 30 kryeredaktorë dhe redaktorë të mediave, ku prezantuan konkluzionet e Qeverisë së RMV-së nga mbledhja e rregullt e 15-të, për ndërmarrjen e masave shtesë dhe më të ashpra dhe aktivitete për parandalimin nga shpërndarja e virusit korona në përputhje me Informacionin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhimin me kriza dhe rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryeredaktorët dhe redaktorët të mediave në brifing treguan interes të lartë për vendimet e Qeverisë dhe parashtruan një numër të madh të pyetje lidhur me masat dhe projeksionet për zhvillimin e mundshëm të situatës me virusin korona në shtet.

Kryeministri Oliver Spasovski, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i falënderoi të gjitha mediat për bashkëpunimin e deritanishëm në raportimin e publikut lidhur me këtë çështje.

Ai apeloi gazetarët që më tutje të qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm me burimet zyrtare për komunikim, siç janë Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e RMV-së, për të gjitha masat që do të vijojnë, si dhe të gjitha informacionet dhe zhvillimet e situatës, në emër të interesit publik dhe në interes të qytetarëve.