Qeveria e RMV-së në mbledhjen e 170-të të saj krahas konkluzioneve, masave dhe rekomandimeve të miratuara në funksion të ndërmarrjes së aktiviteteve shtesë për parandalim të përhapjes së virusit korona Covid-19 e miratoi edhe konkluzionin e radhës:
Të zbatohen rekomandimet për dënime konform nenit 205 dhe 206 nga Kodi penal për të gjitha personat fizikë dhe juridik që i shkelin vendimet e marra nga ana e Inspektoratit shtetëror për punë dhe Inspektoratit shtetëror tregtar dhe të procedohen deri te Prokuroria publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të veprojë konform kompetencave të vërtetuara ligjërisht.
Njëherit angazhohet edhe Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Inspektorati shtetëror i tregut dhe Inspektorati shtetëror për punë t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitete nga kompetenca e saj për zbatim dhe operacionalizim të të gjitha masave, rekomandimeve dhe drejtimeve të miratuara nga Qeveria lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit korona (COVID-19).