Nuk ka raste të reja me virusin korona – prej sot vendoset linjë telefonike për mbështetje psikologjike për qytetarët dhe grupet e rrezikuara nga Klinika e Psikiatrisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informoi se nuk ka raste të reja me virusin korona, ndërsa pacientja e parë tek e cila ishte diagnostifikuar virusi, sot ëstë lëshuar në mjekim shtëpiak, në gjendje shumë të mirë klinike.

“Fotografia e  mushkërive tregoi se nuk ka pasoja të mëdha, mund të dërgohet në mjekim shtëpiak, ndërsa do të përsëris, se të gjithë që kanë qenë në kontakt me të janë testuar, nuk kanë asnjë lloj siptomi dhe janë të shëndoshë. Gjithashtu, gjendja e 18 pacientëve të tjerë është e pandryshueshme, prej të cilëve 13 janë në Klinikën për Sëmundje Infektive, e pandryshueshme është gjendja e pacientes në aparatin respirator edhe ajo është në gjendje stabile, ndërsa pacientët në Dibër janë me fotografi të lehtë klinike. Intensifisht bisedojmë me infektologun tonë, profesorin nga Klinika Infektive, i cili tani atje e koordinon punën e infektologëve lokal, si dhe epidemiologu në drejtim të analizave, kontrolleve shtesë, indikacionit eventual për testime të reja të më shumë njerëzve. Kjo domethënë formë e skriningut, në përputhje me përvojat botërore në disa vende, edhe për disa persona për të cilët nuk jemi të sigurt që kanë pasur kontakt me persona të infektuar.Presim që gjatë ditës ose nesër të arrijnë materiale për testimin e 80 personave, me qëllim që në mënyrë të detajuar të kryhet të monitorohet ky rajon”, informoi ministri Filipçe.

Ministri theksoi se koordinimi i shërbimeve mjekësore është i mirë dhe po zhvillohet në komunikim të vazhdueshëm me mjekët dhe me drejtorin e spitalit në Dibër.

“Në këtë moment po testohen shtatë pacientë, prej të cilëve tre persona janë prej Dibre, të cilët erdhën nga analizat e djeshme, pas ekzaminimeve të personave lidhur me këtë klaster të pacientëve edhe ata janë persona të cilët kanë simptome të gripit. Dy persona janë nëpërmjet Qendrës për Shëndet Publik në Shtip dhe dy pacientë, të cilët janë në Klinikën Infektive”, theksoi ministri Filipçe. 
Gjithashtu, theksoi se këtë mëngjes për së pari herë u takua edhe Shtabi kryesor koordinues i krizave në nivel të Qeverisë, në të cilin përfaqësues nga secili prej resorëve e komentoi gjendjen dhe sqaroi se si po zbatohen masat në teren. Gjendja e krizës po zbatohet mirë në Dibër dhe Qendër Zhupë, të gjitha organet, trupat dhe institucionet  punojnë në mënyrë koordinuese. Qytetarët e këtij rajoni po tregojnë nivel të lartë të disciplinës dhe të zbatimit të masave.

Risi është sjellja e linjës telefonike për mbështetje psikologjike të qytetarëve dhe grupeve të rrezikuara nga Klinika e Psikiatrisë, që fillon prej sot. Bëhet fjalë për mbështetje psikologjike të prindërve të fëmijëve në moshë parashkollore dhe shkollore, si dhe mbështetje psikologjike të personave të rritur në vetë-izolim dhe qytetarëve të Dibrës dhe Qendrës Zhupë, në bashkëpunim me spitalin në Dibër.

  1. Mbështetje psikologjike e prindërve të fëmijëve parashkollorë dhe shkollorë - tel. 072912676
  2. Mbështetje psikologjike e personave të rritur në vet izolim - tel. 072919009
     
  3. Mbështetje psikologjike për qytetarët e komunës Dibër dhe komunën Qendër Zhupa në bashkëpunim me Qendrën Mjekësore Dibër tel. 070 241 807

 

      4. Pacientët që kanë caktuar në Termin im për këshillimin psikologjik dhe psikoterapi në takimin e caktuar do të kontaktohen nga një psikolog dhe do të bashkëbisedojnë në telefon,  me mundësinë e për video lidhje me një nga rrjetet e internetit (me marrëveshje

 

Gjithashtu në mbledhjen e sotme të Komisionit për sëmundje infektive këtë mëngjes u konkludua se prindërit e fëmijëve me fibrozë cistike gjithashtu duhet të lirohen nga detyrat e tyre.

Sa i përket forcimit të stafit, Ministri informoi se është përgatitur një listë e mjekëve-anesteziologë dhe motra medicinale, të cilët do të dërgohen në institucionet aty ku është e nevojshme. Bëhet fjalë për 440 motra medicinal dhe 200 anesteziologë nga e gjithë vendi. Në të njëjtën kohë, programi kronik në të gjitha departamentet kirurgjikale është anuluar.

Në fund, ai përsëri u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit, pasi kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund rrugës së përhapjes së virusit.

Për sot, është caktuar mbledhje e Qeverisë në orën 19:00 sot për të diskutuar më shumë masa për parandalimin e koronavirusit.

.