Dje (17.03.2020) rreth orës 20:50, në Dobërdoll të Gostivarit, zartarët e policisë së SPB Tetovë - Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Gostivar privuan nga liria 57-vjeçarin V.XH. pasi gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut në Gostivar në kafeterinë e tij (internet kafe) në këtë fshat u gjetën 12 klientë, me çka ka vepruar në kundërshtim të vendimit të qeverisë dhe masave dhe rekomandimeve për mbrojtje kundër virusit Covid-19 dhe kreu vepër penale "mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë", sipas nenit 206 nga Kodi Penal. V.XH. u ndalua në Stacionin Policor Gostivar dhe gjatë ditës me parashtresë adekuate do të sillet para gjykatësit të në procedure paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar.