Kryeministri Spasovski dhe ministrja Deskoska: Apelojmë që të zbatohen masat, gjendja e jashtëzakonshme nuk kufizon të drejtat, por ndihmon në realizimin për mbrojtjen e qytetarëve

Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, sot në konferencë për shtyp apeluan që të respektohen masat e miratuara për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke siguruar se gjendja e jashtëzakonshme do të tejkalohet me shfrytëzim profesional të të gjitha resurseve shtetërore në përpjekjet tona për menaxhim të suksesshëm dhe parandalim të përhapjes së virusit korona.

“Ky vendim është masa e vërtetë që do të ndihmojë në realizimin e kujdesit, gjë që për ne është shumë e rëndësishme,sigurimi i shëndeti publik dhe jeta e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë. Vendimet që i sjellim për menaxhim me këtë gjendje krize janë në drejtim që sa më pak të dëmtohet ekonomia. Me autorizimet që i ka tani Qeveria, këto politika të jashtëzakonshme në gjendje të jashtëzakonshme, do të mund të miratohen më lehtë”, tha Kryeministri Spasovski, duke potencuar se po sjellen masa ekonomike, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e punës së kompanive me angazhimin maksimal, për të siguruar vende pune dhe standardin jetësor të qytetarëve.

Kryeministri Spasovski njoftoi se në gjendje të jashtëzakonshme, të gjitha funksionet e shtetit vazhdojnë të realizohen, ndërsa të drejtat dhe liritë e qytetarëve nuk kufizohen me automatizëm.
“Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë asnjë lloj ndalese të transportit të lirë, as në pjesën e  nevojave ushqimore për qytetarët, as në pjesën e furnizimit të spitaleve dhe barnatoreve”, theksoi Kryeministri, duke dërguar mesazh se me sjellje të përgjegjshme dhe respektimin e masave, më lehtë do të tejkalohet gjendja e krizës.

Kryeministri Spasovski shtoi se mosrespektimi i masave dhe konkluzioneve të Qeverisë nuk do të tolerohet dhe do të sanksionohet ashpër.
“Sot vazhdon të funksionojë jeta e përditshme, njëjtë edhe si dje. Nuk ka vendim për ndalesa të reja në lëvizje dhe kryerje të obligimeve profesionale të qytetarëve.

 

Përjashtim nga kjo, tani për tani, janë vetëm zonat e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, sepse këto rajone janë më të prekura nga virusi dhe aty kemi gjendje krize. Do të bëjmë gjithçka që kjo gjendje sa më shpejtë të ndryshojë për mirë”, tha Kryeministri Spasovski.

Ai apeloi deri te të gjithë qytetarët dhe popullatën më të moshuar, të mos dalin nga shtëpia dhe në rast se është e nevojshme ta shfrytëzojnë mundësinë të cilën e ofrojnë komunat dhe organizata e Kryqit të Kuq për ndihmën e personave në nevojë. 

Kryeministri Spasovski, së bashku me ministren Deskoska sqaruan se vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të thotë kufizim i ri me automatizëm, por mundësi dhe lehtësim i punës së Qeverisë, në rast se është e nevojshme të sjell rregullore me fuqinë e ligjit për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe të ballafaqohet me pasojat ekonomike që fatkeqësisht ndihen nga qytetarët në Evropë dhe në botë.

“As mbrëmë, as sot, askush nuk ka mëdyshje se u krijuan rrethanat e nenit 125 të Kushtetutës  për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendim me të cilin u vërtetua gjendja e jashtëzakonshme ka vlerë prej 30 ditëve, që do të thotë në rast se situata qetësohet, ajo mund të tërhiqet por, gjithashtu, në rast se vazhdon pandemia gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë”, tha ministrja Deskoska, duke vlerësuar se liritë dhe të drejtat e njeriut mund të kufizohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në rast nevoje.

“Përkushtimi ynë i përbashkët është që të drejtat të jenë të kufizuara në minimum dhe vetëm kur ajo është e domosdoshme. Sa më shumë t'i përmbahemi masave dhe rekomandimeve që janë dhënë deri më tani, aq më shpejtë do ta kalojmë këtë krizë dhe nuk do të nevojiten masa të reja për të kufizuar të drejtat e qytetarëve”, tha ministrja Deskoska, duke apeluar që në mënyrë vullnetare dhe me ndërgjegje ti respektojmë masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.

Me vendosjen  e  gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria, në pajtim me nenin 126 të Kushtetutës, ka të drejtë të miratojë dekrete me fuqi ligjore. Këto janë akte që rregullojnë çështje që normalisht janë në kompetencën e Kuvendit.  Dekretet me forcën ligjore kanë të njëjtën forcë juridike me ligjet dhe me to ne mund të ndryshojmë disa dispozita ligjore ose të miratojmë masa të caktuara që janë urgjentisht të nevojshme dhe të cilat pa një gjendje të jashtëzakonshme  të shpallur,  duhet të kalojnë normalisht procedura ligjore në Kuvend”, informoi ministrja Deskoska në konferencën e sotme për shtyp.

Kryeministri Spasovski dhe ministrja Deskoska shprehën bindjen se masat e deritanishme për mbrojtje nga përhapja e virusit korona, do të ndihmojnë që me sukses të tejkalohet situata e krijuar. Ata në konferencë për shtyp shprehën dëshirën për shërim të shpejtë të pacientëve të cilët gjenden për shërim në spital dhe sht