Qeveria miratoi masa shtesë për kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve

Në mbledhjen e 26-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është sjell vendim për ndryshim dhe plotësim të vendimit për kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve në gjithë territorin në vend.

 

Ndalesë për lëvizje për gjithë qytetarët nga ora 21:00 deri në ora 06:00, ndryshohet me kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 05:00 për shkak turmave që u krijuan në transportin publik dhe për shkak të nevojës së qytetarëve të arrijnë në vendet e punës në orët e mëngjesit.
 

Në mënyrë shtesë, Qeveria miratoi vendim që të ndërprehet lëvizja e qytetarëve mbi 67-vjeç  nga ora 11:00 deri në ora 05:00 të ditës së nesërme.
 

Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme miratoi edhe një vendim për kufizimin e lëvizjes së të rinjve nën moshën 18 vjeçare dhe për to ndalesa për lëvizje do të filloj nga ora 21 deri në orën 12 të ditës së ardhshme.

 

Vendimet e reja të miratuara për kufizimin e lëvizjes do të vlejnë nga 24 mars të vitit 2020.