Me propozim të Komisionit për sëmundje infektive dhe me konkludim të Shtabit kryesor koordinativ të krizës me koordinim të tërësishëm për parandalimin dhe përhapjen e virusit Korona, COVID-19, Qeveria miratoi vendim për ndryshim dhe plotësim të lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë kohës së ditëve të fundjavës.
Me këto ndryshime dhe plotësim të lëvizjes së qytetarëve në ditët e fundjavës, gjegjësisht të shtunën dhe të dielën, do të filloj në ora 16:00 dhe do ë zgjas deri në ora 05:00.
Të gjitha institucionet, kompanitë publike dhe private që punojnë gjatë fundjavës, duhet të ambientohen në kufizimet e reja për lëvizje dhe të përfundojnë procesin e punës më së voni deri në ora 15:00.
Të gjitha ndalesat dhe kufizimet e miratuara më parë, mbeten në fuqi.