E-mail adresa dhe linja telefonike për paraqitjen e mosrespektimit të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë në luftën kundër COVID-19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli Inspektues apelojnë deri te qytetarët që ti paraqesin parregullsitë dhe mosrespektimin e masave dhe rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID -19.

Për veprim më efikas dhe përgjigje të parregullsive, inspektoratet hapën e-mail adresa të reja, ndërsa janë vendosur në funksion edhe linja telefonike falas. Parregullsitë dhe ankesat mund të paraqiten në këto e-mail adresa dhe numra:

- Inspektorati Shtetëror i Punës poplaki@dit.gov.mk
151 31

-Inspektorati Shtetëror i Tregut nepravilnosti@dpi.gov.mk
191

-Inspektorati Shtetëror Sanitar i Shëndetit  prijavi.dszi@gmail.com
0800 255 55

-Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë  sin@fva.gov.mk
0800 3 2222

-Inspektorati Shtetëror për Transport  prijavi@dti.gov.mk

- Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore prijavi@malmed.gov.mk

Shërbimet e inspektimit me të gjitha kapacitetet e veta vazhdojnë që të punojnë intensivisht në teren. Pa përjashtim, secili që nuk do tu përmbahet masave të Qeverisë do të sanksionohet. Këto masa janë miratuar në interes të shëndetit të qytetarëve dhe të shëndetit publik dhe duhet të respektohen. Bëjmë thirrje për përgjegjësi nga secili person juridik, nga secili individ në shoqërin tonë. Shëndeti publik varet nga të gjithë ne.