Sot u mbajt mbledhja e dymbëdhjetë me radhë të Shtabit koordinatave për kriza, e kryesuar nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ku u referuan resorët ministrore për zbatimin e masave për mbrojtje dhe parandalim kundër përhapjes së koronavirusit.
Përveç ministrave , aktivitetet e tyre i prezantuan edhe përfaqësuesit e Shtabit për kriza nga qyteti i Dibrës dhe Qendra Zhupa, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ku i referuan konkluzioneve dhe rekomandimeve të fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.