Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se Qeveria solli konkluzion, ku i detyron të gjithë organet dhe institucionet shtetërore, i referohet njësive të vetëqeverisjes lokale dhe rekomandon sektorin privat, për punonjësit e këtyre institucioneve dhe ndërmarrjeve që i shoqërohen në punë nga - persona plotësisht të verbër, persona me karrocë me aftësi të vecanta dhe persona me aftësi të kufizuara intelektuale, që të lirohen nga shkuarja në detyrën e punës dhe lirimi nga aktivitetet e punës.
Ky konkluzion i Qeverisë u miratua me kërkesë të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për shkak të nevojës për mbrojtje për personat me aftësi të kufizuara të cileëve i nevoitet shoqërim, në kushtet për masat zbatuese për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi që ata bien në grupin e qytetarëve që janë në rrezik më të madh për rritjen e simptomave të COVID-19.