Qeveria publikoi ueb faqe qendrore koronavirus.gov.mk për të gjitha informacionet për COVID-19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikoi ueb-faqe të re qendrore për të gjitha informacionet zyrtare lidhur me menaxhimin me virusin korona, në të cilën do të publikohen masat, rekomandimet dhe lajmet nga institucionet.

 

Adresa e ueb-faqes së re qeveritare “Koronavirus MK” është koronavirus.gov.mk, në të cilën qytetarët do të mund të informohen për të gjitha apelet, këshillat, rekomandimet dhe ndalesat, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe udhëzime mjekësore në rast se ndjejnë simptome, por edhe si të sigurojnë mbështetje psikologjike gjatë kohës së vetizolimit. Në ueb-faqe ekziston edhe seksion për përdorimin e masave nga ana e kompanive dhe punonjësve, me qëllim shpëtimin e vendeve të punës në shtet.

 

Ueb-faqja “Koronavirus MK” shoqërohet edhe nga aplikacionet për celularë (për Android dhe iOS) për qasje më të thjeshtë, përmes të cilave rregullisht do të dërgohen njoftime deri te qytetarët të cilët në smartfonët e tyre do ta instalojnë këtë aplikacion, lidhur me apelet ditore të Qeverisë për respektimin e masave, njoftime për konferenca për shtyp, përkujtime për masat aktive dhe ndalesa, si dhe informacione të tjera për qytetarët. Aplikacionet mund të merren në www.koronavirus.gov.mk/app.

 

Me emrin Koronavirus MK, Qeveria hapi edhe Fejsbuk, Instagram dhe Tuiter faqe në rrjetet sociale, të cilat janë të qasshme në këto linqe:

 

www.facebook.com/koronavirus.gov.mk

www.instagram.com/koronavirus.gov.mk

www.twitter.com/KoronavirusMK